Një gjykatë rumune e apelit ka lënë në fuqi një vendim muajin e kaluar për të zgjatur paraburgimin e Andrew Tate , që do të thotë se ish-kikboksieri, ndikuesi dhe mizogjeni i deklaruar do të qëndrojë në paraburgim parandalues deri të paktën më 27 shkurt.
Tate, 36 vjeç, vëllai i tij Tristan, 34 vjeç dhe dy gra rumune të dyshuara si bashkëpunëtore, njëra ish-oficere policie, u arrestuan në dhjetor me dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar për të shfrytëzuar gratë. Të gjithë e kanë mohuar këtë, por tashmë dyshohet se grupi i Tate ka përshirë edhe minorenë dhe i ka shfrytëzuar ato duke i frikësuar dhe kërcënuar, me qëllim që të xhironin video me përbajtje pornografike dhe më pas të përfitonin prej tyre. Muajin e kaluar një gjykatës zgjati paraburgimin e tyre deri në fund të shkurtit, duke përmendur "kapacitetin e të pandehurve për të ushtruar kontroll të përhershëm psikologjik mbi viktimat e tyre, duke përfshirë përdorimin e akteve të vazhdueshme të dhunës".
Ky vendim u la në fuqi nga gjykata e apelit në Bukuresht të mërkurën pas një seance të shkurtër për të cilën vëllezërit Tate mbërritën me një furgon policie të prangosur së bashku, me Andreë që shpalli pafajësinë e tij para gazetarëve në pritje. Asnjëri nuk është akuzuar ende. Këshilltarja ligjore e vëllezërve në SHBA, Tina Glandian , e cila ka përfaqësuar më parë boksierin Mike Tyson dhe këngëtarët Chris Broën dhe Ke$ha, argumentoi se ndalimi i tyre pa akuzë për më shumë se 30 ditë shkelte të drejtat e tyre ndërkombëtare të njeriut.
Ai është një ish-boksier dhe një ish pjesëmarrësh i Big Brother në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. Tatë u bë i njohur në rrjete sociale për shkak të deklaratave të tij absurde për vende me regjim demokratik. Ai ka thënë se gratë janë pjesërisht përgjegjëse për përdhunimin dhe se ato “i përkasin” meshkujve.
Pasi grumbulloi miliona ndjekës në mediat sociale, duke shkaktuar frikën se videot e tij po radikalizonin të rinjtë, ai u ndalua përfundimisht nga të gjitha platformat kryesore. Në nëntor ai u rivendos në Tëitter – ku llogaria e tij ka 4.7 milionë ndjekës – pas blerjes së kompanisë nga Elon Musk.