Calin Georgescu

Bota

Arrestohet kandidati prorus për presidencën e Rumanisë Calin Georgescu

26 Shkurt, 16:39| Përditesimi: 26 Shkurt, 17:10

  • Share

Kandidati prorus për presidencën e Rumanisë, Calin Georgescu, u arrestua teksa do të paraqiste kandidaturën e re për presidencën.

Këtë e ka bërë më dije vetë Georgescu përmes një postimi në Facebook.

“Unë u ndalova në trafik dhe u dërgova në Prokurorinë e Përgjithshme. Ku është demokracia, ku janë partnerët që duhet të mbrojnë demokracinë?”, thuhet në postimin në llogarinë e Georgescu.

Sipas La Repubblica, prokurorët kanë lëshuar një urdhër arresti kundër tij dhe kanë filluar kontrollin në shtëpitë e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë dhe truprojës.

Shuma të mëdha parash, armë dhe municione u gjetën të fshehura nën dysheme në një dhomë sekrete: 900 mijë euro në shtëpinë e Horatiu Potra, truproja e Georgescu, tashmë i lidhur me Grupin Ëagner.

Georgescu po merret në pyetje në lidhje me financimin e fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar.

Prokurorët dyshojnë për 27 persona për veprim kundër rendit kushtetues rumun, nxitje publike, fillimin e një organizate fashiste dhe deklarata të rreme për burimet e financimit të fushatës, por në deklaratën e tyre ata nuk përmendën emrin e Georgescu apo bashkëpunëtorët e tij.

Rumania u zhyt në kaos politik në fund të vitit të kaluar, kur Georgescu fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe duhej të përballej me reformisten Elena Lasconi në raundin e dytë.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka anuluar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale pas një operacioni të dyshuar rus që synon të ndikojë në rezultat .

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 26/02/2025 17:29

    Kandidati pro Rus ? Nese nuk fiton ai qe duan lobet e cifuteve qe komandojne ekonomine e botes e etiketojne direkt kot pa lidhje me lloj lloj gjepurash por i ka dale boja dhe atyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?