Protestues në Rumani

Rumania hetime për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje, kërkojnë pezullimin e Tik Tok në vend

28 Nëntor, 10:10| Përditesimi: 28 Nëntor, 10:15

  • Share

Agjencia më e lartë e sigurisë e Rumanisë lajmëroi sot se po heton ndërhyrjen e mundshme të huaj në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës (24 nëntor).

Kandidati pro rus, Calin Georgescu, kryesoi ndaj të gjithë kandidatëve të tjerë me pothuajse 23% të votave.

Gjithashtu Këshilli Kombëtar Audiovizual i Rumanisë, i cili mbikëqyr transmetimet dhe mediat sociale, i ka kërkuar Komisionit Evropian të hetojë rolin që TikTok-u mund të ketë luajtur në votimin e së dielës mes atyre që i quajti "dyshime për manipulim të opinionit publik", raporton Reuters.

"Unë bëj thirrje që platforma TikTok të pezullohet në Rumani që nga 28 nëntori derisa institucionet shtetërore të finalizojnë një hetim në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor," tha zëvendësshefi i rregullatorit të telekomit, Pavel Popesku.

Ndërkohë një zëdhënës i TikTok i hodhi poshtë këto pretendime.

"Këto raportime për manipulimin e zgjedhjeve rumune nuk janë të vërteta, pasi shumica e kandidatëve kanë bërë fushatë edhe në platforma të tjera dixhitale përtej tonës," tha zëdhënësi.

Georgescu i cili bëri fushatë kryesisht në platformën e mediave sociale TikTok, erdhi si surpriza më e madhe e zgjedhjeve.

Ai nuk i përket asnjë partie - është betuar se do t'i japë fund asaj që ai e quan nënshtrim ndaj Bashkimit Europian dhe NATO-s, veçanërisht për mbështetjen për Ukrainën.

Georgescu do të konkurrojë në balotazhin e 8 dhjetorit me kandidaten e qendrës së djathtë Elena Lasconi, e cila përfundoi e dyta me 19% dhe shpreson të marrë mbështetjen e kandidatëve të mundur të qendrës dhe të së majtës.

Pas rezulutateve mijëra rumunë protestuan në Bukuresht duke i quajtur rezultatet të padrejta.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?