Politikë

Rumania mbylli Presidencën e BE-së, Balla: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

22 Korrik 2019, 21:56| Përditesimi: 22 Korrik 2019, 21:58

  • Share

TIRANE-Rumania mbylli Presidencën e BE-së, ndërsa ambasada e saj në Shqipëri organizoi një aktivitet ku ishte i pranishëm kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, por edhe personalitete të tjerë. Balla u shpreh në fjalën e tij se gjatë Presidencës rumune u rikonfirmua politika e dyerve të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Rumania përmbylli me sukses Presidencën e Bashkimit Europian. Ishte një Presidencë ku u rikonfirmua politika e dyerve të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kur Komisioni Europian rikonfirmoi përmes një raport-progresi shumë pozitiv faktin se Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

 Ishte një Presidencë përgjatë së cilës u diskutua për thellimin integrimit brenda BE, por edhe e Zgjedhjeve Europiane që morën vëmendje të lartë nga qytetarët europianë. E falenderoj Qeverinë Rumune dhe Ambasadën e saj në Tiranë për vlerësimin që më bënë sot" tha Balla, që u vlerësua nga ambasada për kontributin e dhënë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?