Shefi ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenige

Sport

Rummenige: Ndeshjet e Champions League të transmetohen falas nga TV-të

13 Shkurt 2019, 20:15| Përditesimi: 13 Shkurt 2019, 20:30

  • Share

Shefi ekzekutiv i Bajern Munihut, Karl-Heinz Rummenige, ka ngritur zërin dhe ka nisur një fushatë për kthimin e transmetimit të Ligën e Kampionëve falas në televizion. “Kohët e fundit Sport Bild ka publikuar numrin e teleshikuesve, minus 84%, që kur Liga e Kampionëve nuk transmetohet më në ZDF. Duhet të bëjmë diçka, të gjejmë një marrëveshje në mënyrë që për periudhën e ardhshme, 2021-2024, të paktën një ndeshje, mundësisht një ndeshje e nivelit të lartë, të shihet falas nga tifozët,” ka thënë legjenda e klubit bavarez në një intervistë për Sport Bild.

Rummenige e sheh si një problem edhe për sponsorët. “Televizionet me pagesë ofrojnë kontratat më fitimprurëse në tregun e televizioneve, por nuk duhet të harrojmë se edhe kontratat e sponsorizimit në Ligën e Kampionëve janë shumë fitimprurëse. Nëse audienca bie me 84%, do të thotë që këta sponsorë nuk po shërbehen si duhet. Duhet një miks i drejtë mes TV me pagesë dhe atij falas, përndryshe Liga e Kampionëve do të pësojë dëme të mëdha për shkak të braktisjes nga sponsorët”, ka thënë mes tjerash Rummenige.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?