Legjenda gjermane e futbollit dhe ish-presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka kritikuar ashpër drejtuesit e klubeve për çmimet e shit-blerjeve të futbollistëve në Evropë, veçanërisht kur bëhet fjalë për transferimet marramendëse.
Rummenigge reagoi pas transferimit të Nick Woltemade, sulmues 22-vjeçar gjerman, nga Stuttgarti te Newcastle për një shumë prej 75 milionë eurosh. Ai tha se kjo shumë është krejt e ekzagjeruar dhe sulmoi hapur klubin anglez.
“Po arrijmë ngadalë dimensione që nuk janë më të pranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim të gjitha kërkesat. E përgëzoj Stuttgartin që gjeti ca idiotë që do të paguajë kaq shumë para për Woltemade,” u shpreh Rummenigge për Radio Televizionin Bavarez.
Woltemade ka debutuar në Premier League këtë sezon me tre paraqitje dhe ka shënuar dy gola, duke kontribuar në fitoren e Newcastle kundër Wolves dhe në humbjen 1-2 ndaj Arsenalit në 'St. James Park'.
Ky rast rikthen në fokus debatet mbi çmimet ekstreme të futbollistëve të rinj dhe tendencën e klubeve angleze për të shpenzuar shuma rekord, shpesh më shumë se sa shfaqin logjikë sportive apo financiare.
Komente
