Karl-Heinz Rummenigge

Rummenigge kundër idesë së Superligës: S'është rastësi që ideja erdhi nga tre klube me probleme

22 Shkurt 2023, 16:37| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 16:38

  • Share

Legjenda gjermane e futbollit, Karl-Heinz Rummenigge në një intervistë për Corriere dello Sport është shprehur totalisht kundër idesë për krijimn e Superligës. Sipas Rummenigges, jo më kot ideja erdhi nga tre klube që kanë pasur probleme financiare siç janë Juventus, Bracelona dhe Real Madrid.

"Unë jam totalisht kundër Superligës. Nuk është rastësi që ideja lindi në tre klube me probleme të mëdha likuiditeti. Ata synonin të merrnin shpejt të ardhura të konsiderueshme. Tani propozimi i Superligës ka shkuar nga 20 në 80 ekipe, por futbolli nuk do të mund t'i rezistonte një përmbysjeje kaq radikale. Çfarë duhet ndryshuar shpejt është Fair Play-i Financiar. Do të duhet të jetë më i rreptë. Klubet janë vazhdimisht nën presionin e tifozëve dhe mediave që kërkojnë prej tyre të shpenzojnë dhe shpenzojnë. Futbolli është industria e vetme që prodhon vetëm humbje", tha legjenda gjermane.

Veç Superligës së Evropës, gjermani që ka mbajtur poste të rëndësishme te Bayern Munich ka dhënë edhe një ide për ristrukturimin e stadiumeve në Itali.

"Përderisa stadiumet janë në pronësi të bashkive, gjërat nuk mund të ndryshojnë. Në Gjermani ishim në të njëjtin pozicion si ju, Kupa e Botës 2006 na lejoi ta kapërcenim këtë pengesë dhe ndërtuam ambiente të bukura për familjet. Organizimi i Kampionati Evropian 2032 mund të jetë i dobishëm për Italinë për të ndjekur shembullin tonë, shpresoj se do t'ju caktohet", tha Rummenigge.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?