Liz Truss

Rusët dyshohet se hakuan telefonin e Liz Truss! Media britanike: Vodhën informacione rreth luftës në Ukrainë

30 Tetor 2022, 19:56| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 20:26

  • Share

Politikanët e opozitës në Mbretërinë e Bashkuar bënë thirrje të shtunën për një nisjen e një hetimi pasi një gazetë raportoi se agjentë të dyshuar të Kremlinit kishin hakuar telefonin celular të ish-kryeministres Liz Truss kur ajo ishte ministre e jashtme.

Në një raport të pakonfirmuar, “Daily Mail” citoi burime të paidentifikuara të sigurisë duke thënë se celulari personal i Truss ishte hakuar nga agjentë të dyshuar se punonin për Kremlinin.

Ata besohet se kanë fituar akses në "shkëmbime top-sekret me partnerë ndërkombëtarë". Hakerët gjithashtu fituan akses në bisedat e Truss me aleatin e saj Kwasi Kwarteng duke kritikuar kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson, pretendonte raporti.

Yvette Cooper nga laburistët, e cila fokusohet në sigurinë e vendit, tha se raporti ngre çështje jashtëzakonisht të rëndësishme të sigurisë kombëtare duke përfshirë pse dhe si u zbulua informacioni.

“Është thelbësore që të gjitha këto çështje sigurie të hetohen dhe të adresohen në nivelin më të lartë,” tha ajo.

Zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Liberal Demokratëve, Layla Moran, tha: “Ne kemi nevojë për një hetim urgjent të pavarur për të zbuluar të vërtetën”.

Një burim i tha gazetës se telefoni "i komprometuar" është vendosur brenda një kasaforte të mbyllur në një vend të sigurt qeveritar pasi mesazhet deri në një vit janë hakuar duke përfshirë "diskutime shumë të ndjeshme" mbi luftën në Ukrainë.

Hakerimi u zbulua në verë, kur Truss ishte ministre e jashtme dhe bënte fushatë për t'u bërë lidere e partisë dhe kryeministre e ardhshme, raportoi gazeta. Kjo çështje pretendohet se u anashkalua nga Boris Johnson kur ishte kryeministër dhe Simon Case, këshilltari i tij më i lartë për politikën.

Incidenti i raportuar vjen pasi ministrja e brendshme Suella Braverman u riemërua nga kryeministri Rishi Sunak pas dorëheqjes së saj për një shkelje të sigurisë, në të cilën ajo thuhet se i dërgoi një dokument top-sekret një deputeti përmes emailit të saj personal.

Artikulli nuk e bëri të qartë se mbi çfarë baze dyshohej se qëndronte Rusia pas sulmit të supozuar.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?