Moska në luftë, çfarë ndodh me Shqipërinë? 75 përqind e nevojave për grurë i sigurojmë nga Rusia, blejmë energji dhe lëndë djegëse! Në 2021 importuam mbi 15 mld lekë mallra

26 Shkurt 2022, 18:54| Përditesimi: 26 Shkurt 2022, 19:36

  • Share

Lufta që ka nisur mes Rusisë dhe Ukrainës, paraqet rrezik edhe për ekonominë e vendit, e cila mund të përballet me çmime të rritura të shumë produkteve.

Kjo për shkak se Rusia është vendi kryesor nga ku blejmë drithëra, pasi 75% të furnizimit me grurë e sigurojmë prej andej, dhe nga ana tjetër ky shtet dominon tregun e gazin natyror që shpërndahet në Evropë, përmes Ukrainës.

Sa i takon bilancit tregtar Rusisë, nuk konsiderohet partner ekonomik i Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin e kaluar ne kemi blerë nga Rusia mbi 15 miliardë lekë mallra, ndërkohë që i kemi shitur vetëm 11.6 milionë lekë produkte, duke dëshmuar për një deficit të thellë tregtarë.

Në vitin 2021 kemi importuar nga Rusia 6.3 miliardë lekë ushqime, pije dhe duhan, nga të cilat 4.9 miliardë lekë janë vetëm drithëra, pasi në vitin e kaluar importuam mbi 148 mijë tonë drithëra.

Në vend të dytë renditen importet e lëndëve djegëse dhe energjia elektrike me 4.1 miliardë lekë, për të vijuar, me materiale ndërtimi dhe metale me 2 miliardë lekë.

Produktet kimike dhe plastike vijojnë me poshtë me 1.7 miliardë lekë, 505milionë lekë importet e prodhimit të drurit e letrës, 138 milionë lekë Makineri e pjesë këmbimi dhe në fund 20.1 milionë lekë tekstile e këpucë të blera nga Rusia në 2021.

Ndërkohë drejt këtij shteti kemi eksportuar 796 mijë lekë lëndë djegëse dhe energji, 7.9 milionë lekë tekstile e këpucë dhe në vlera minimaliste Lëkure dhe artikuj prej lëkure dhe materiale ndërtimi.

Ndërkaq të dhëna të tjera të INSTAT, tregojnë se në vend nuk ka ndërmarrje me Pronarë apo bashkëpronar Rus, ndërsa Banka e Shqipërisë, nuk e klasifikon Rusinë tek shtetet me kapital investimi në Shqipëri.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?