Bota

Rusi, 52 viktima nga shpërthimi në një minierë qymyri! Në mesin e viktimave edhe nga ekipet e shpëtimit

27 Nëntor 2021, 15:00| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 15:02

  • Share

Shpërthimi i një miniere qymyri në rajonin Kemerovo të Rusisë ka shkaktuar 52 viktima. Sipas Ministrisë së Emergjencave zjarri shpërtheu në një thellësi prej rreth 250 metrash, duke shtuar se për shkak të zjarrit dhe tymit janë evakuuar 239 persona. Në mesin e viktimave ka edhe persona nga ekipet e shpëtimit.

Ministria e Emergjencave të Rusisë në lidhje me ngjarjen në minierën e qymyrit në Kemerovo tha se  52 persona kishin vdekur si pasojë e zjarrit, duke shtuar se pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit ishin në mesin e të vdekurve.

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjet e atyre që humbën jetën në minierë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?