Bota

Rusi, arrestohen militantë të ISIS. Po planifikonin sulme në hapësira publike

15 Korrik 2019, 14:48| Përditesimi: 15 Korrik 2019, 14:51

  • Share

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë ka bastisur dy shtëpi në rajonin e Rostov dhe arrestoi dy anëtarë të dyshuar të një organizate militante të lidhur me Shtetin islamik të vetëshpallur të ISIS

Sipas një deklarate nga FSB, shërbimet e sigurisë gjurmuan të dyshuarit ndërsa po hetonin lidhjet e një qelize tjetër militante.

Një i dyshuar vdiq pasi një pajisje shpërthyese e paidentifikuar, shpërtheu në automjetin e tij gjatë operacionit.

Gjatë bastisjes, FSB gjithashtu kapi pajisje shpërthyese, municione dhe detonatorë.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë tha se militantët e dyshuar po planifikonin të kryenin sulme terroriste në hapësira të mëdha publike në Rusi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?