Blogeri dhe aktivisti i njohur rus, 22-vjeçari Egor Zhukov, i cili u bë simboli i protestave të vitit të kaluar në Moskë, u qëllua në kokë dhe u rrah natën e kaluar nga dy burra që i zunë pritë para shtëpisë së tij dhe më pas u larguan me shpejtësi me një skuter
Egor Zhukov në foto duket i dëmtuar në fytyrë, i përgjakur, me syrin e fryrë dhe buzët e çara
"Megjithë dëmtimet e shumta, Egor është jashtë rrezikut për jetën”, - komentoi zëdhënësi i tij Stas Toporkov.
Blogeri dhe aktivisti, Zhukov u arrestua në gusht të vitit 2019 për pjesëmarrje në protesta kundër përjashtimit të kandidatëve të pavarur nga zgjedhjet për Dumën në Moskë (Parlamenti). Ai ishte vendosur në arrest shtëpiak dhe u akuzua për organizimin e "trazirave masive".
Ai u akuzua për nxitje të ekstremizmit përmes katër videove të publikuara në vitin 2017 që përmbanin imazhe të demonstratave antiqeveritare.
Në dhjetorin e kaluar ai u dënua me tre vjet me dënim me kusht.
Gjykata e Moskës gjithashtu e kishte urdhëruar atë që të mbyllte kanalin e tij në YouTube për dy vjet (ku ai gjithashtu intervistoi Alexei Navalnyj, aktualisht i shtruar në gjendje kome në Berlin dhe dyshohet se është helmuar)