Guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, Viaceslav Gladkov, pretendon se deri më tani rreth 10,000 të mitur janë evakuuar nga rajoni në kufi me Ukrainën drejt zonave të tjera të Rusisë.
Kjo është raportuar nga agjencia Interfax . Në javët e fundit, autoritetet ruse kanë akuzuar trupat ukrainase për bastisje në rajonin e Belgorodit, ku thuhet se disa njerëz humbën jetën.
Më 19 mars, Gladkov tha se autoritetet lokale kishin vendosur të evakuonin 9,000 të mitur nga rajoni.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Sulm me dron në termocentralin e Zaporizhias! Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Rrezik për një aksident të rëndë bërthamor
Xh.K//ReportTv.al