(Pamje të rënda) Gazetarja ruse i vë zjarrin vetes dhe vdes para selisë së policisë! Irina Slavina: Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time

2 Tetor 2020, 20:07| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 20:43

  • Share

Irina Slavina, drejtoresha e faqes në internet KozaPress, i vuri zjarrin vetes përpara zyrës lokale të Ministrisë së Brendshme në qytetin e Nizhny Novgorod.

Gazetarja vdiq në vend nga djegiet. Para se të sakrifikonte veten, ajo shkruajti në faqen e saj në Facebook

"Ju lutem, fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time".

Slavina drejtoi KozaPress, një faqe e vogël lokale e lajmeve por e famshme për moton e saj "pa censurë dhe urdhra nga lart".

Një ditë para vdekjes, ai shkroi në Facebook se oficerët e policisë dhe detektivët i kishin plaçkitur banesën e saj, duke kërkuar "broshura, fletëpalosje dhe raporte" nga grupi opozitar Open Russia, i financuar nga manjati kritik i Kremlinit Mikhail Khodorkovsky. Slavina tregoi se si policia kishte sekuestruar fletore, dosje, laptopë dhe pajisjet e tjera elektronike, përfshirë laptopin e vajzës së saj dhe telefonin celular të burrit të saj.

Policia e Nizhny Novgorod ndërkohë ka hapur një hetim paraprak.

Qyteti me 1.3 milionë banorë ndodhet afërsisht 400 kilometra në lindje të Moskës.

Irina Slavina

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?