Pamje nga pengmarrja në burgun e Volgogrodit

FOTOT/ Pengmarrje dhe prerje fyti, trazira në burgun rus të Volgogradit! Raportohen 4 viktima, forcat speciale vrasin autorët, dyshohen si anëtarë të ISIS

23 Gusht, 19:02| Përditesimi: 23 Gusht, 19:24

  • Share

Rusi- Një revoltë e fuqishme shpërtheu sot sipas raportimeve nga mediat ruse, në Burgun e Volgogradit dhe deri tani raportohet për 4 persona të vrarë.

Ngjarja ndodhi në atë që cilësohet si “Kolonia penale Ik-19” dhe u konfirmua edhe nga Shërbimi Penitenciar Rus (Fsin), sipas të cilit viktimat ishin të gjithë punonjës të burgut.

Autorët janë të arrestuar dhe dënuar si anëtarë të grupit terrorist ISIS, teksa u publikuan edhe pamje e foto nga momentet e revoltës dhe sulmet e përgjakshme.

Në një shënim, të cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, FSIN saktësoi se në orët e fundit "katër kriminelë morën peng tetë punonjës të kolonisë penale dhe katër të burgosur".

Tre punonjës të burgut kanë ndërruar jetë menjëherë si pasojë e plagëve të marra me thikë, teksa iu pre fyti, ndërsa personi i katërt ka ndërruar jetë më pas në spital.

Një nga pengmarrësit me thikë kërcënon rojen e burgut

Gjithashtu sipas shënimit, raporton “La Repubblica”, gjatë “operacionit special” të kryer për lirimin e pengjeve, janë “eliminuar” edhe të katër kriminelët.

“Disa pengje u vranë në një trazirë nga disa të burgosur në Rusinë jugperëndimore. Fatkeqësisht, veprimet e kriminelëve kanë shkaktuar vdekje”, tha Andrei Botcharov në Telegram, pa dhënë një numër të saktë.

Njësitë speciale të Gardës Kombëtare Ruse mësynë pas sinjalizimeve në koloninë penale në rajonin e Volgogradit, ku po zhvillohej edhe revolta nga të burgosurit.

“Katër protestuesit u "neutralizuan" dhe pengjet u shpëtuan”, tha vetë Garda Kombëtare, e cituar nga agjencia “Ria Novosti”.

Një nga pengmarrësit

Media “Mash” tregoi një video të të paktën dy sulmuesve. Njëri deklaronte se ishin “muxhahidë” dhe thoshte se kishin marrë nën kontroll burgun, sipas raportimeve edhe të “Sky News”.

Katër zyrtarë me uniformë mund të shiheshin në “pellgje gjaku”, tre prej tyre të palëvizshëm. Një tjetër ishte ulur drejt në një portë me një thikë të mbajtur në qafë, raporton “Reuters”.

Kreu i burgut, Andrei Deviatov, është plagosur rëndë dhe ndodhet gjithashtu në terapi intensive. Një tjetër oficer, i identifikuar si Alexei Lygin, ka marrë plagë me thikë në fytyrë dhe një frakturë të kafkës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore konsiderohet kritike, ndërsa i burgosuri Aleksandër Bojko, mbeti i plagosur në bark, raportuan disa nga mediat dhe portalet ruse.

Ambulancat dhe grupet e shërbimit para burgut

Uebsajtet vendase kanë publikuar edhe emrat e katër sulmuesve të dyshuar dhe raportojnë se ata janë Ramzdin Tosef, Rustamjon Navruzi, Nazirjon Tosov dhe Temur Hushinov nga Uzbekistani e Taxhikistani, që ishin dënuar për krime që lidhen me trafikun e drogës.

Pengmarrësit para ndërhyrjes së forcave të sigurisë, kërkuan 2 mln dollarë dhe një helikopter për arratisje nga burgu.

Incidenti vendosi në alarm edhe Presidentin Vladimir Putin, i cili thirri një takim të Këshillit të Sigurisë duke kërkuar nga udhëheqësit një vlerësim të situatës.

Megjithatë raportimet janë të ndryshme, deri në daljen zyrtare të informacionit nga autoritetet për viktimat dhe autorët, numrin dhe përkatësinë e tyre.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?