Oficerë rus pas sulmeve në Dagestan

Rusi/ Përkeqësohet numri i të vdekurve nga sulmi në Dagestan, 21 të vdekur

25 Qershor, 11:22| Përditesimi: 25 Qershor, 11:26

  • Share

Një tjetër polic i plagosur rëndë në sulmin terrorist në Republikën Ruse të Dagestanit ka vdekur.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës së qarkut të Derbentit, një nga dy qytetet e prekura nga sulmet, Mavsum Ragimov .

“Një rreshter tjetër i ri i policisë, i moshës 24 vjeç, vdiq mbrëmë”, shkroi Ragimov në Telegram.

 Pesë persona të lënduar ndodhen në terapi intensive, thanë autoritetet shëndetësore. Kështu, numri i përgjithshëm i sulmeve në dy kisha, një sinagogë dhe një stacion policie në Dagestan rritet në 21 të vdekur, duke përfshirë 16 oficerë policie dhe një prift.

Të dielën e 23 qershorit terroristët sulmuan një kishë ortodokse teksa vranë priftin me thikë në fyt.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?