RUSI- Vladimir Putin, presidenti i Rusisë ka urdhëruar ditën e sotme që të nis vaksinimi masiv i qytetarëve për koronavirusin javën ardhme.
“Unë ju kërkoj të filloni vaksinimin masiv të qytetarëve javën e ardhshme. Vaksina ruse është më e mira në botë. Vaksina jonë është e lehtë të transportohet dhe tepër efektive.”, ka thënë Putin.
Presidenti rus tha gjithashtu se vendi duhet të përgatitet në mënyrë që të rritet prodhimi i vaksinës.
Zëvendës-kryeministrja ruse, Tatiana Golikova ka thënë se autoritetet do të jenë të gatshme për të zgjeruar programin e vaksinimit nga e hëna.
Rusia është vendi i 4 në botë në “listën e zezë” për sa i përket pandemisë.
Rusia nuk ka aplikuar masë të izolimit të plotë gjatë valës së dytë të koronavirusit, e cila ka nisur në muajin shtator.
Zyrtarët besojnë se kufizimet aktuale janë të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit.
Numri total i infektimeve ka shkuar 3.471.053, ndërkohë që numri i viktimave është 63.370 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Vaksinimi në Rusi ka nisur muajin e kaluar por në fokus ka pasur punonjësit e shëndetësisë dhe grupet më të rrezikuara nga COVID-19.
Nëse kërkesa e Putin për vaksinimin masiv të qytetarëve merr jetë, atëherë Rusia do të bëhet vendi i parë që arrin një gjë të tillë.
Komente
