Rusi, shpërthen zjarri në një termocentral në periferi të Moskës, një i vdekur dhe 13 të plagosur (VIDEO)

12 Korrik 2019, 09:30| Përditesimi: 12 Korrik 2019, 09:53

  • Share

Digjet periferia e Moskës. Një zjarr i madh shpërtheu në një termocentral me gaz pranë Mytishchi, një qytet me 180,000 banorë, 20 km në veri-lindje të kryeqytetit të Rusisë.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve TASS , e cila citon Qendrën për Mjekësinë e Katastrofave, bilanci i aksidentit është dramatik. Bëhet fjalë për një të vdekur dhe 13 të plagosur.

Sipas një dëshmitari në vendngjarje, flakët arritën deri në 50 m lartësi.

Për shuarjen e zjarrit, në vendin e aksidentit ndërhynë mbi 150 zjarrfikës dhe 2 helikopterë.

Kompania e prodhimit të energjisë elektrike Mosenergo, në pronësi të Gazprom, shpjegoi se zjarri fillimisht nisi te një tanker jashtë termocentralit dhe shpejt përfshiu një pjesë të termocentralit si dhe një magazinë dhe një hotel.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, zjarrfikësit arritën t’i vënë nën kontroll flakët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?