Pallati ku ndodhi shpërthimi në Moskë

Bota

Rusi/ Shpërthim në një pallat në Moskë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

3 Shkurt, 09:03| Përditesimi: 3 Shkurt, 09:05

  • Share

RUSI - Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së hënës një pallat luksoz në Moskë, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe tre të plagosur. Sipas agjencisë së lajmeve TASS, shpërthimi ndodhi në hollin e katit të parë të ndërtesës Scarlet Sails, duke dëmtuar rëndë tavanin dhe duke thyer xhamat.

Autoritetet ruse e kanë klasifikuar ngjarjen si një rast kriminal, ndërsa zëdhënës të shërbimeve të urgjencës konfirmuan për Ria Novosti se shpërthimi u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e improvizuar.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.


Lajmi kryesor:

Atentat në Moskë/ Vritet Sarkisyan, themeluesi i trupave ArBat! Lideri paramilitar pro rus i Donjetskut kërkohej nga Kievi, u hodh në erë brenda shtëpisë luksoze (VIDEO)


G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?