Bota

Rusi, shpërthim në 'shtëpinë' e viruseve vdekjeprurës, Moska: nuk ka rrezik për popullsinë

18 Shtator 2019, 12:11| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 12:14

  • Share

Një shpërthim ndodhi në Qendrën Shtetërore të Kërkimit të Virologjisë dhe Bioteknologjisë, që ndodhet në Koltsovo, në rajonin e Novosibirsk, e njohur si ‘shtëpia’ e mostrave të viruseve vdekjeprurëse si Antrax, Ebola dhe Smallpox.

Incidenti, i cili bëri që popullata të zhytej në frikë pas shpërthimit bërthamor të gushtit, ndodhi në katin e pestë të ndërtesës ku, sipas autoriteteve, nuk ka substanca të rrezikshme të pranishme…

"Zjarri u izolua menjëherë dhe nuk ka asnjë kërcënim për popullatën," tha shërbimi për shtyp i Departamentit të Emergjencave.

Sipas një burimi të Interfax, ajo që kishte shkaktuar shpërthimin ishte një “bombul gazi gjatë punës për riparimin e një dhome në një prej ndërtesave laboratorike".

Qendra vektoriale, e themeluar në vitin 1974, ishte një institut jashtë kufijve në kohën sovjetike dhe drejtoi zhvillimin e vaksinave, si dhe hulumtimet për mbrojtje nga armët biologjike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?