Tre aktivistë të lidhur me kryeopozitarin e Kremlinit, Alexei Navalny, u sëmurën pas një sulmi kimik në selinë e tyre në Siberi.
Sipasas raportimeve të TgCom24, policia pretendon se shishja e hedhur në ndërtesë përmbante një ilaç të përdorur nga mjekësia veterinare si antiseptik dhe anti-inflamator.
Të tre të lënduarit u shtruan në spital dhe pas disa orësh dolën për t’u mjekuar në shtëpi.
Para pak kohësh edhe vet Aleksei Navalny u helmua teksa ishte duke udhëtuar me avion nga Siberia për në Moskë.
Aeroplani u detyrua të bëjë ulje emergjente në qytetin Omsk, në mënyrë që Navalny të dërgohej në spital.
Pas spitalit siberian, ai më vonë u transferua në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar kanë thënë se ka mundësi që Navalny është helmuar.
Ivan Zhdanov, përkrahës i Navalnyt, ka thënë përmes një postimi në Tëitter se agjenti nervor Noviçok mund të kontrollohet vetëm nga agjencitë ruse te inteligjencës.
Dje spitali gjerman që po trajton liderin opozitar rus, Aleksei Navalny ka thënë se gjendja e kritikut të Kremlinit është “përmirësuar”.
Spitali Charite në Berlin ka thënë përmes një deklarate tha gjithashtu se 44-vjeçari “ka dalë nga koma e induktuar”.