Rusi/ Vaksina e Putin kundërshtohet nga ata që punojnë në vijën e parë të frontit antiCovid

7 Shtator 2020, 18:24| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 18:26

  • Share

Më 11 gusht Presidenti Vladimir Putin njoftoi miratimin për vaksinën antiCovid të Rusisë, e emërtuar ‘Sputnik-V’ dhe deklaroi se ajo ishte shume efektive në formimin e një imuniteti të qëndrueshëm.

Si do ta dinte ai këtë? Për shkak se Presidenti rus tregoi se një nga vajzat e tij tashmë ishte vaksinuar. Duke folur në TV shtetëror rus në atë kohë, Putini tha se vajza e tij kishte temperaturë të lartë dhe pas marrjes së dy dozave të vaksinës, ajo ndihej më mirë. Autoritetet ruse kanë vendosur që të parët që do të marrin vaksinën do të jenë mësuesit, mjekët dhe policët dhe që do të vaksinohen madje edhe para se faza vendimtare 3 të ketë përfunduar provat njerëzore.

Por ky vendim nuk është pritur mirë nga disa pjesë të këtyre punëtorëve të vijës së frontit që nuk besojnë te deklarata e Putin në lidhje me efikasitetin dhe hezitojnë të përdoren si kavie njerëzore

Pretendimi i Rusisë për fitore, duke qenë e para që miratoi një vaksinë antiCovid, është ndeshur me shqetësime dhe pyetje mbi sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Por sipas të dhënave të botuara të në revistën mjekësore ‘ The Lancet’, vaksina antiCovid e zhvilluar dhe testuar në Rusi ka gjeneruar antitrupa neutralizues në dhjetëra persona që janë testuar me të por dhe ka dhënë efekte të lehta anësore të tilla si ethe.

Rusia u përball me kritika të shumta dhe mosbesim kur njoftoi zhvillimin e vaksinës së saj të parë dhe e aprovoj në muajin gusht për vaksinim

‘Në fazat 1 dhe 2 të studimeve të vaksinës, 76 pjesëmarrësit në studim zhvilluan antitrupa ndaj Covid-19’-thuhet në botimin e ‘The Lancet’, ku tregohet gjithashtu se ‘Nivelet e përgjigjes së antitrupave neutralizues ishin të ngjashme me përgjigjen imune që kishin krijuar pacientët e rikuperuar nga infeksioni”

Sipas The Lancet, “Rezultatet nga provat tregojnë se antitrupat krijohen brenda 28 ditëve nga koha e vaksinimit”.

Shkencëtarë që nuk janë përfshirë në studim,  thanë se pavarësisht se rezultatet janë pozitive, duhen edhe më shumë prova që mund të konfirmojnë nëse vaksina parandalon Covid-19.

Sipas The Lancet, gjysma e të vaksinuarve kishin ethe dhe 42% kishin dhimbje koke. Rreth 28% patën dobësi trupore dhe 24% kishin dhimbje të kyçeve.

Studiuesit në Qendrën Kombëtare të Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya në Rusi morën miratimin në 26 Gusht për të bërë provat klinike të Fazës 3, në të cilën do të marrin pjesë 40,000 vullnetarë.

Sipas Kirill Dmitriev, kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili po financon kërkimet ruse të vaksinave, ‘studiuesit tashmë po shpërndajnë vaksinën tek grupet me rrezik të lartë’.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?