Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje.
Lajmi për shkarkimin e Starovoit nga roli i Ministrit të Transportit nga presidenti rus u përhap këtë mëngjes, vetëm 14 muaj pas emërimit të tij. Kremlini e njoftoi këtë në kanalin e tij Telegram pa dhënë arsyet e vendimit. Zëvendësministri Andrei Nikitin u emërua ministër i përkohshëm në pritje të miratimit nga Duma dhe u prit nga vetë Putin.
"Shpresoj që ju do të përdorni energjinë, njohuritë dhe aftësitë tuaja organizative për të zgjidhur çështjet më të rëndësishme në këtë sektor," i tha Putin ministrit të ri, duke theksuar se transporti është "një nga fushat kryesore të aktivitetit në vend".
Roman Starovoit, u bë Ministër i Transportit në maj 2024. Më parë, ai kishte qenë guvernator i rajonit Kursk për pesë vjet, i cili më pas u pushtua pjesërisht nga trupat ukrainase duke filluar nga gushti i vitit të kaluar./La Repubblica
Komente
