Rusi/ Zbulohet bunkeri ku pedofili mbante peng 7-vjeçarin

23 Nëntor 2020, 17:15| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 10:35

  • Share

Janë bërë publike disa pamje të tmerrshme të bodrumit ku një pedofili dyshuar mbante një djalë shtatë vjeçar, i çliruar së fundmi nga autoritetet ne Rusi.

Fëmija ishte duke  kthyer në shtëpi kur u rrëmbye nga Dmitry Kopylov, 26 vjeç, i cili raportohet se ka abuzuar seksualisht me viktimën. Fatmirësisht djali u shpëtua dhe u bashkua me prindërit e tij pas një këmbimi informacioni mes Interpol dhe strukturave të inteligjencës në Perëndim dhe Rusisë. Forcat speciale ruse u detyruan të thyenin një derë çeliku për të hyrë në vendin e fshehtë.

Kopylov ishte zbuluar nga autoritete perëndimore kur mburrej për pengmarrjen e djalit, në forume të ndryshme në internet.

Bunkeri i nëndheshëm i izoluar, kishte një krevat në stil burgu dhe një ngrohëse. Ai ishte i fshehur nën shtëpinë e Kopylov në Makarikha, në rajonin Vladimir rreth 185 milje larg Moskës.

Kur policët e armatosur bastisën ndërtesën, i dyshuari ishte i ulur në divan me djalin.

Mediat lokale thonin se i dyshuari i kishte bërë “lavazh truri” fëmijës.

Kur policët bastisën vendin dhe një prej tyre e mbante djalin në krahë, ai i kritikoi që thyen dritaren.

Kur u pyet nëse dëshironte të kthehej këtu më vonë, i vogli tha: “Nëse dëshironi të kthehem, do të kthehem. Por është më mirë të mos e bëj”.

Një kërkim i gjerë me mijëra policë e ushtarë u krye për gjetjen e djalit., ndërkohë që frikësoheshin se ai mund të ishte vrarë.

Kolonelja e forcave speciale Irina Volk, tha se informacionet mbi djalin kishin ardhur nga “kolegët e huaj mes kanaleve të Interpol”.

Besohet se specialistët e SHBA kanë luajtur rol kyç në zbulimin e identitetit të pedofilit.

Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock tha: “Një djalë i vogël është rikthyer aty ku e ka vendin, me familjen e tij, falë specialistëve të dedikuar dhe veprimit të shpejtë të autoriteteve në botë”.

Por ai paralajmëroi: “Megjithëse jemi të lumtur për fundin pozitiv të ngjarjes, shumë fëmijë të tjerë janë ende në pritje të shpëtimit”.

 

 

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?