Siri

Bota

Rusia akuzon Ukrainën për mbështetjen e rebelëve në Siri

4 Dhjetor 2024, 08:07| Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 08:15

  • Share

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, akuzoi Ukrainën për mbështetjen ushtarake të luftëtarëve të grupit islamik Hayat Tahrir al-Sham , të cilët po kryejnë një ofensivë kundër forcave siriane në veriperëndim të vendit.

“Ne duam të tërheqim vëmendjen në veçanti për gjurmët e identifikueshme që çojnë në udhëheqjen kryesore të inteligjencës ukrainase në organizimin e armiqësive dhe furnizimin me armë për luftëtarët në veri-perëndim të Sirisë”, tha Nebenzia në Këshillin e Sigurimit.

Teksa konflikti i armatosur është riaktivizuar në Siri pas 8 vitesh dhe po përfshin më shumë aktorë rajonalë dhe botërorë, OKB thotë se në pak ditë thuajse 50 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Konflikti në Siri ka përfshirë forcat rebele që kundërshtojnë pushtetin e Bashar al Assad. Ata morën më forcën e armëve Aleppon qytetin më të madh në vend dhe pushtuan pallatin presidencial të Assad të dielën e 1 dhjetorit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?