Rusia aneksoi 4 rajonet ukrainase, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet të hënën

5 Tetor 2022, 14:49| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 18:56

  • Share

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet të hënën në orën 15:00 për të diskutuar aneksimin nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës. Kjo vjen pasi Shqipëria dhe SHBA paraqitën një rezolutë në OKB që dënon referendumet ruse, por Moska vuri veton e saj.

Pasi Rusia vuri veton dhe Kina abstenoi, mësohet se në takimin e së hënës, 193 vendet anëtare të OKB-së do të diskutojnë rezolutën, thanë burimet diplomatike të martën.

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Moska kishte marrë nën kontroll katër zona të Ukrainës, të cilat mbajtën referendume të organizuara nga Kremlini për të marrë kontrollin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia nga ushtria ruse.

Disa orë më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për të diskutuar këtë zhvillim, por ambasadori rus vuri veton ndaj një rezolute SHBA-Shqipëri që i cilësonte referendumet "të paligjshme".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?