Evan Gershkovichc

Rusia arreston gazetarin e “Wall Street Journal” për spiunazh, rrezikon 20 vite burg nëse shpallet fajtor

30 Mars 2023, 11:03| Përditesimi: 30 Mars 2023, 11:06

  • Share

Agjencia e lartë e sigurisë ruse ka thënë se një gazetar i Wall Street Journal është arrestuar me akuza për spiunazh.

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha të enjten se Evan Gershkovich ishte arrestuar në Ekaterinburgut, qytet në Malet Urale, ndërsa dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar.

Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich "po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus".

FSB nuk tha se kur ndodhi arrestimi. Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 30/03/2023 17:26

    Paske qene me fat ore vun qe nuk te kapen azovi sepse dot do ishe harruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?