Pamje pas sulmit me raketë në Dnipro

Rusia bombardon me dronë dhe raketa disa rajone, të paktën 2 të vrarë dhe 18 të plagosur! U godit edhe një shkollë

21 Shtator, 07:46| Përditesimi: 21 Shtator, 07:50

  • Share

Ukrainë- Forcat ruse filluan tre sulme në Kharkiv, Kherson dhe Dnipro ditën e djeshme (20 Shtator), deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Bilanci është të paktën 2 të vrarë dhe 18 persona të plagosur në disa rajone.

Në Kharkiv U plagosën të paktën 15 persona, duke përfshirë tre fëmijë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Ihor Terekhov, duke raportuar se tetë persona janë trajtuar në spital.

Policia e Kharkiv, e cituar nga transmetuesi publik Suspilne, tha se sulmet goditën tre lagje të ndryshme në qytet. Një sulm goditi një zonë jashtë një spitali dhe guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se katër nga të plagosurit ishin pacientë në objekt.

Më tej, në jug-lindje në fshatin Kivsharivka, një tjetër sulm rus vrau dy persona dhe plagosi po aq, tha policia. Dhe në rajonin jugor të Khersonit, pjesërisht i kontrolluar nga forcat ruse, një grua vdiq në granatimet ruse të një zone jashtë Khersonit, raporton "La Repubblica".

Rusët sulmuan me raketa edhe një shkollë në qytetin e Dnipros, mes objektivëve të tjerë që kishin. Një person ka mbetur i plagosur dhe mrekullia duket se shpëtoi të tjerët. Kjo u bë e ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Serhii Lysak. Lajmin e konfirmon agjencia Ukrinform.  

Nga ana tjetër, edhe autoritetet ruse në Krasnodar thanë se njerëzit në vendbanimin Kuban u larguan nga shtëpitë e tyre, pasi dy dronë ukrainas u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore.

"Për shkak të rënies së mbeturinave të njërit prej tyre, një zjarr shpërtheu dhe u përhap në objekte shpërthyese. Shpërthimi nuk shkaktoi viktima", thanë autoritetet.

Sulme pati edhe në pranë Tikhoretsk, në rajonin rus të Krasnodarit, ku u rrëzuan dy dronë ukrainas. Guvernatori i rajonit Veniamin Kondratyev e raportoi këtë në kanalin e tij Telegram.

"Zona Tikhoretsk - shkruan ai - u sulmua gjatë natës nga rajoni i Kievit. Dy drone u rrëzuan nga mbrojtja ajrore”, u shpreh ai.  

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 21/09/2024 08:39

    Vrasja gjithnje eshte krim.Kur kete e bejne ruset quhet krim,kur e bejne ukrainasit nuk eshte krim.Kur "Hamasi" vrau ne 7-tetor2023 1200 njerez u quajt krim(dhe drejt).Kur ushtria e Izraelit vret mbi 50 000 njerez(ku pjesa dermuese gra dhe femije) nuk eshte krim.Tamam llogjike .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?