Foto ilustruese

Rusia bombardon në Zaporizhzhia, 9 të plagosur! Zelensky në SHBA për Asamblenë e OKB, do takohet me Biden dhe Harris, kërkon armatime: Nxitoni, vendimtare!

23 Shtator, 09:13| Përditesimi: 23 Shtator, 09:19

  • Share

Ukrainë- Rusia realizon bombardime të reja ajrore me raketa dhe përsëri ndaj Zaporizhzhia, aty ku ndodhet edhe centrali bërthamor.

Kurse Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, ku pritet të takohet edhe me homologun amerikan Joe Biden dhe zv/presidenten Kamala Harris, por gjithashtu do marrë pjesë edhe në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork, ku do mbajë fjalim.

Të paktën 9 civilë u plagosën në sulmin rus që shkatërroi pjesërisht një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas mesnatën e të dielës, (22 Shtator), shkruan “La Repubblica”.

Mediat e Kievit e raportuan lajmin, duke cituar autoritetet lokale, por edhe ato ruse e transmetuan sulmin. Struktura e banimit u godit nga një bombë ajrore e drejtuar. Edhe një fëmijë është në mesin e të plagosurve, thotë guvernatori Ivan Fedorov.

Nga ana tjetër, sulmi ndodhi teksa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai do të jetë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën (nesër, 24 Shtator) dhe pritet të flasë në debatin e përgjithshëm të mërkurën.

Gjithashtu janë planifikuar takime dypalëshe me Joe Biden, Kamala Harris dhe Donald Trump.

Zelensky, në një video të postuar në një ndalesë në Pensilvani, ku ai vizitoi një fabrikë municionesh, falënderoi punëtorët:

"Nxitoni, është vendimtare”, u tha ai, teksa përsëriti apelin për mbështetje ligjistike ushtarake, kryesisht armatim të rëndë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paqësori: 23/09/2024 09:50

    nuk ka asnjë lloj shansi duke parë që gjërat në front janë në favor totalisht të Rusisë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?