Rusia bombardon përsëri me dronë në Zaporizhzhia, aty ku ndodhet centrali bërthamor! Një i vdekur dhe 6 të plagosur, zjarrfikësit 'luftë' mes rrënojave (VIDEO)

25 Shtator, 08:04| Përditesimi: 25 Shtator, 08:09

  • Share

Ukrainë- Rusia ka vijuar bombardimet ndaj territorit Ukrainas dhe këtë herë ndaj rajoneve në Poltava dhe Zaporizhzhia, aty ku ndodhet edhe centrali bërthamor.

Një person (burrë) u vra dhe 6 të tjerë u plagosën, mes të cilëve dy fëmijë 13 dhe 15 vjeç, në qytetin juglindor të vendit, mbrëmjen e djeshme (24 Shtator).

Në rajonin e Poltava, në Ukrainën qendrore, rënia e mbeturinave nga dronët rusë të rrëzuar nga zjarri anti-ajror dëmtoi disa shtëpi dhe gjithashtu infrastrukturën energjetike, ndoshta linjat e tensionit të lartë, duke shkaktuar ndërprerje në të paktën 20 vendbanime.

“Ukrinform” dhe media të tjera ukrainase shkruajnë duke cituar administratat e rajoneve Zaporizhzhia dhe Poltava. Për fat të mirë nuk raportohet që bombat të kenë goditur në central, pasi pasojat do ishin katastrofike.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • polaku: 25/09/2024 09:40

    A KANE turp keta ruset qe vrasun vellezerit e tyre...

    Përgjigju
  • Luli: 25/09/2024 09:15

    Centrali berthamor ka me teper se nje vit qe ndodhet nen kontrollon e Ruseve keshtu qe nuk me duket logjike qe te bombardojne atje ku jane vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?