Negociatat në Turqi dështuan! CIA: Rrezik përdorimi i armëve kimike nga Rusia! Ukraina në veprim për të parandaluar rrezatimin në Çernobil! Plani i BE: Pavarësia nga gazi rus në 2027

10 Mars 2022, 07:48| Përditesimi: 11 Mars 2022, 07:28

  • Share

UKRAINË- Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 15-të, ku bombardimet e qyteteve vijojnë. Bisedimet në Turqi mes dy ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas Serghei Lavrov dhe Dmytro Kuleba përfunduan pa ndonjë përparim. Pas bombardimit që goditi një spital për fëmijë në Mariupol, disa lagje janë në duart e rusëve ndërsa një sulm i ri goditi universitetin. Moska pranon përdorimin e armëve termobarike  ndërsa presidenti rus Putin siguron: "Ne do të mbajmë angazhimet tona për eksportet e naftës dhe gazit" edhe pse ai akuzon Perëndimin se ka nisur "një luftë ekonomike".

Ndërkohë, drejtori i CIA-s dhe kryeministri britanik Johnson shprehin shqetësimin për përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga rusët. Më në fund, alarmi për termocentralet bërthamore mbetet i lartë, me kompaninë shtetërore ukrainase që menaxhon termocentralet e vendit, duke mohuar rivendosjen e furnizimit me energji elektrike për termocentralin e Çernobilit të njoftuar sot nga Moska.Rusia ka rënë dakord për kalimin e një ekipi riparimi ukrainas për rrjetin e dëmtuar të energjisë elektrike në zonën e termocentralit bërthamor të Çernobilit. Gjendja e uzinës po ngjallte shqetësim pasi reaktori mund të fillonte të lëshonte sërish rrezatim në mjedis.

Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen parashikon se fundi i varësisë energjetike të BE-së nga Rusia do të materializohet deri në vitin 2027. Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj civilëve teksa ukrainasit nxitonin të arratiseshin përmes korridoreve të evakuimit. Mbrëmjen e së mërkurës rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku nga sa raportohet deri më tani janë plagosur të paktën 17 persona. Nga rrënojat e spitalit deri në këto momente ekipet e shpëtim-kërkimit kanë nxjerr 3 viktimat e para, prej të cilave edhe një fëmijë 6-vjeçar. Ky sulm erdhi në një kohë kur Rusia ra dakord për një pauzë 12 orëshe për armëpushim! Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha ky është një gjenocid dhe vijoi të bënte thirrjet për të ndaluar fluturimin në qiellin e Ukrainës. 

SHBA ka njoftuar sot përmes Zëvendëspresidentes Kamala Harris se do të vendosë sisteme raketore në Poloni me qëllimin për të mbrojtur çdo centimetër të NATO-s

Ora 22:59
Ukrainë: Një kolonë me automjete ushtarake ruse u shkatërrua në rajonin Sumy

Një kolonë me automjete ushtarake ruse u shkatërrua në rajonin Sumy. Kështu ka bërë të ditur Garda Kufitare.

"Kolona e shkatërruar e artilerisë së armikut është rezultat i punës së rojeve kufitare dhe ushtarëve të forcave të armatosura. Në rajonin Sumy, një grup zbulimi i rojeve kufitare zbuloi një kolonë automjetesh armike që lëviznin midis qendrat e popullsisë”, tha garda.

Ora 22:58
Rusi: Korridoret humanitare do t'i nënshtrohen kontrolleve

Nga nesër autokolonat humanitare në Ukrainë do të autorizohen nga Moska vetëm nëse paraprakisht jepet lista e automjeteve, zyrtarëve dhe shoferëve që ata shoqërojnë. Kjo u saktësua nga kreu i qendrës ruse të kontrollit të mbrojtjes Mikhail Mizintsev, duke specifikuar se çdo autokolonë do të ndalohen celularët pasi vetëm personeli i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar mund t'i mbajë ato. Qëllimi është të parandalojë zyrtarët ukrainas që të mbledhin informacione mbi forcat ruse të dislokuara.

Ora 22:57
Ukraina njofton se ka humbur kontaktet me Çernobilin

IAEA njoftoi se ishte informuar për një ndërprerje të komunikimit midis autoriteteve ukrainase dhe termocentralit bërthamor të Çernobilit. "Ukraina ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se ka humbur të gjithë komunikimin me termocentralin bërthamor të Çernobilit një ditë pasi lokacioni i kontrolluar nga Rusia humbi të gjithë fuqinë e jashtme," tha ai.  

Ora 22:18
Ukraina në veprim për të parandaluar rrezatimin në Çernobil

Rusia ka rënë dakord për kalimin e një ekipi riparimi ukrainas për rrjetin e dëmtuar të energjisë elektrike në zonën e termocentralit bërthamor të Çernobilit. Gjendja e uzinës po ngjallte shqetësim pasi reaktori mund të fillonte të lëshonte sërish rrezatim në mjedis.

Ora 22:16
Plani i BE: Të pavarur nga gazi rus në 2027

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në samitin e Versajës parashikon se fundi i varësisë energjetike të BE-së nga Rusia do të materializohet deri në vitin 2027.

"Ne jemi shumë të varur nga Rusia, veçanërisht nga gazi. Ne duhet të diversifikojmë furnizimet, duke u fokusuar veçanërisht në LNG. Ne duhet të rrisim ndarjen e burimeve të rinovueshme”, shkroi në Twitter von der Leyen nga samiti.

Ora 22:14
Zelensky: Do krijojmë një program për të ndihmuar në rindërtimin e çdo qyteti të shkatërruar nga pushtimi rus

1645856747_zelenski.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ka urdhëruar qeverinë të krijojë një program të posaçëm shtetëror kushtuar rindërtimit të çdo qyteti ukrainas të ndikuar nga pushtimi rus.

“Pas luftës, pas fitores sonë, ne do të rindërtojmë gjithçka që është shkatërruar. Shumë shpejt dhe me një cilësi shumë të lartë," tha Zelensky në një deklaratë.

"Një program i veçantë shtetëror për rindërtim do të krijohet për çdo qytet të prekur. Tashmë e kam udhëzuar qeverinë që të fillojë përpunimin. Arkitektët më të mirë, kompanitë më të mira, projektet më të mira. Për çdo qytet! Kharkiv-i ynë, i cili tani po përjeton vuajtjet më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore... Sheshi i Lirisë do të jetë i tillë që të gjithë, të gjithë ne, të gjithë evropianët do të jenë atje”, shtoi ai.

Ora 21:55
Metsola: Putin dhe Lukashenko duhet të gjykohen në Hagë

"Ne duhet të jemi të qartë: ajo që Putin dhe Lukashenko po bëjnë në Ukrainë është kriminale. Është një krim lufte. Ai përmbys rendin demokratik botëror dhe ne duhet t'i mbajmë fajtorët përgjegjës përmes gjykatës penale ndërkombëtare kur të vijë koha." Kështu tha kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, duke iu drejtuar liderëve të BE-së në samitin joformal në Versajë.
Gjyqi në Hagë "do të ishte fitorja përfundimtare për popullin ukrainas, për sundimin e ligjit dhe për stilin tonë të jetesës së bazuar në rregulla", tha ajo

Ora 21:47
Moska hap korridore evakuimi në Ukrainë që të çojnë drejt Rusisë

Moska do të hapë në mënyrë të njëanshme rrugë evakuimi për civilët në Ukrainë që të çojnë drejt Rusisë çdo ditë në orën 10 të mëngjesit me orën lokale. Ko u bë me dije nga gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

“Ne garantojmë siguri të plotë në territoret e kontrolluara nga Forcat e Armatosura Ruse”, tha Mizintsev.

Ai mohoi raportet se Rusia nuk respektoi armëpushimin e premtuar, duke i quajtur akuzat një "gënjeshtër të turpshme".

Ora 21:43
Scholz: Nuk do të ketë një procedurë të shpejtë për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të enjten se ai kundërshton një procedurë të shpejtë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ndjekim gjërat që kemi vendosur në të kaluarën,” u tha Scholz gazetarëve të enjten përpara një samiti të BE-së në Versajë, Francë.

Scholz iu referua marrëveshjes së asociimit që BE dhe Ukraina arritën në vitin 2017 që synon thellimin e lidhjeve politike dhe ekonomike. “Ky është kursi që duhet të ndjekim,” tha Scholz.

Udhëheqësi gjerman insinuoi se me 27 shtete anëtare në BE, tashmë është e vështirë të merren vendime unanime në BE për çështje të tilla si politika e jashtme, ekonomike dhe financiare.

Ai tha se BE-ja duhet të vazhdojë të zhvillohet në perspektivë “kur vjen puna për të sjellë vendime, duke bërë të mundur vendimet e shumicës”.

Duke folur në Versajë përpara samitit, kryeministri holandez Mark Rutte hodhi poshtë gjithashtu thirrjen e Ukrainës për një anëtarësim të shpejtë në BE.

“Nuk ka gjë të tillë si një ndjekje e shpejtë e pranimit, një gjë e tillë nuk ekziston”, tha ai.

Ora 21:43
Mësuesi i Putinit jep dorëheqjen nga federata evropiane e xhudos

Ezio Gamba, trajner për një kohë të gjatë i skuadrës ruse të xhudos, ka dhënë dorëheqjen si sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të cilën e mbante prej pesë vitesh. Gamba, 63 vjeç, mori nënshtetësinë ruse presidenti rus Putin më 8 janar 2016. Gamba quhet edhe mësuesi i Putinit të cilit i ka dhënë mësime të xhudos.

Ora 20:25
CIA: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia rrezik serioz

CIA po shqyrton “seriozisht” mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga Rusia në konfliktin në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i agjencisë, William Burns, gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Inteligjencës të Senatit Amerikan. Përdorimi i armëve kimike, tha Burns, mund të justifikohet nga Moska përmes një operacioni të orkestruar. "Kjo është diçka që, siç e dini mirë të gjithë, është pjesë e sjelljes së Rusisë. Ata i kanë përdorur këto armë kundër qytetarëve të tyre. Ata të paktën kanë inkurajuar përdorimin e tyre në Siri dhe gjetkë. Pra, është diçka që ne e marrim shumë seriozisht”, tha Burns në seancë.

Ora 20:11
Bombardimi i spitalit të Mariupol, Rusia akuzon Ukrainën: Provokim i orkestruar për ‘eksitimin’ e Perëndimit

Rusia pretendon se bombardimi i spitalit në Mariupol, ku humbën jetën shumë fëmijë dhe gra shtatzëna, se ishte inskenuar nga Ukraina. Duke folur në kanalin e lajmeve Rossiya 24, zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se “absolutisht nuk është kryer asnjë mision për të goditur objektivat në terren nga aviacioni rus në zonën e Mariupol”.

Ai më pas pohoi: “Sulmi ajror i supozuar që ndodhi është një provokim plotësisht i orkestruar për të ruajtur eksitimin antirus në audiencën perëndimore”.

Por më herët sot Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se spitali ishte një objektiv legjitim ushtarak sepse ishte “marrë në dorë” nga radikalët ukrainas dhe “të gjitha nënat dhe infermieret u përzunë nga atje. " Presidenti Volodymyr Zelensky tha se pretendimi i Lavrov ishte një gënjeshtër dhe e quajti sulmin një krim lufte.

 

Ora 19:58
Macron: Një vend në luftë nuk mund të hyjë në BE

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, tre vende kanë aplikuar zyrtarisht për tu anëtarësuar në BE, "Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Macron mendon se një vend në luftë nuk duhet të anëtarësohet në BE.

“Sonte në Versajë do të kemi një diskutim, një diskutim të rëndësishëm, sepse duhet t'u dërgojmë një sinjal të fortë ukrainasve. Nga ana tjetër, a duhet t'i bashkohemi një vendi në luftë? Unë mendoj se jo.”- e tha këtë presidenti francez Emmanuel Macron në Versajë. “A duhet ta mbyllim derën dhe të themi ‘kurrë’? Do të ishte e padrejtë - shton Macron - a mund të harrojmë ekuilibrin e rajonit? Duhet pasur kujdes. Moldavia është shumë e brishtë: është e varur nga gazi rus, është Transnistria, me luftëtarë, ka dhjetëra mijëra refugjatë. Ne nuk mund ta braktisim atë në rrugën e saj. Dhe duhet të jeni të kujdesshëm me Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të dërgojmë një sinjal”.

Ora 19:27
CIA: Kina nuk u paralajmërua nga shërbimet e saj për pushtimin rus në Ukrainë

Sipas drejtorit të CIA-s, Bill Burns, i cili foli gjatë një seance dëgjimore në komisionin e inteligjencës të Senatit Amerikan, presidenti kinez Xi Jinping ishte "i shqetësuar" nga pushtimi rus në Ukrainë. Drejtori i CIA-s tha se Xi Jinping nuk ishte paralajmëruar nga shërbimet e tij për pushtimin rus në Ukrainë.

“Udhëheqësi kinez i frikësohet një dëmtimi të imazhit të Kinës duke u lidhur me brutalitetin e agresionit të Moskës dhe është i shqetësuar për pasojat ekonomike në një kohë kur ritmi i rritjes së ekonomisë kineze është më i ulëti në 30 vitet e fundit”, tha ai.

Ora 19:14
Ministria e Brendshme italiane: Mbi 26 mijë refugjatë ukrainas kanë mbërritur deri më tani

Ministria e Brendshme ka komunikuar të dhënat e refugjatëve ukrainas në Itali: në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm në Itali kanë mbërritur 26.738 refugjatë ukrainas: 13.419 gra, 2.425 burra dhe 10.894 të mitur.

Ora 19:11
Inteligjenca ukrainase: Rusët po bombardojnë me bomba zjarri qytetin Chernihiv

Sipas ekipit të inteligjencës ukrainase të Konfliktit, aeroplanët rusë dyshohet se po bombardojnë qytetin e Chernihiv, që ndodhet në veri të Ukrainës, me bomba zjarri që janë "të ndaluara nga ligji ndërkombëtar".

Ora 18:27
Polonia: 1.5 milionë ukrainas janë futur në territorin tonë

Sipas Gardës Kufitare polake, që nga 24 shkurti deri më sot 1.46 milionë refugjatë kanë hyrë në Poloni nga Ukraina. “Vetëm në pjesën e parë të ditës së sotme janë regjistruar 52.1 mijë të ardhur”, thuhet në deklaratë.

Ora 18:26
Macron: Nuk shoh zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme

“Jam realist: Nuk shoh zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme”. Presidenti francez, Emmanuel Macron, me mbërritjen e tij në samitin e BE-së në Versajë shtoi se “ne duhet të vazhdojmë të angazhohemi dhe të dialogojmë për të arritur në këtë zgjidhje. Ne duhet të marrim një armëpushim dhe një fund të luftës, për të mbrojtur ukrainasit dhe Evropën”.

Macron gjithashtu e quajti sulmin në spitalin e Mariupolit një "akt të padenjë dhe të paligjshëm lufte". Të gjithë jemi të shokuar nga pamjet, një maternitet është bombarduar në qendër të qytetit. Gratë dhe fëmijët ishin përsëri viktima, armë thellësisht vdekjeprurëse u përdorën pa dallim”.

Ora 18:18
Nënkryetari i Bashkisë së Mariupolit: Mbi 1200 kufoma u gjetën rrugë

Në një intervistë për BBC, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit Serhiy Orlov tha se "në rrugët e qytetit  u gjetën 1207 kufoma"

"Prej tyre, 47 u varrosën në një varr masiv pasi nuk ishte e mundur të arrihej në vendet e varrimit jashtë qytetit. Jo të gjithë janë identifikuar”, shtoi nënkryetari i bashkisë, i cili nuk është në gjendje të specifikojë se sa njerëz kanë vdekur në Mariupol që nga fillimi i konfliktit.

Ora 18:17
Borrel: Evropa më e bashkuar se kurrë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, që po merr pjesë në samitin e Versajës, u tha gazetarëve se Evropa është më e bashkuar se kurrë.

“Unë kurrë nuk i kam parë shtetet anëtare më të bashkuara”, tha Borrell.

“Putini besonte se do ta pushtonte Ukrainën - ai dështoi. Ai besonte se do të na ndante - ai dështoi. Ai besonte se do të dobësonte aleancën transatlantike dhe ai dështoi. Tani ai duhet të ndalojë luftën”, tha Borrell.

Ora 18:14
Ushtria e Ukrainës thirrje ushtarëve rusë: Dorëzohuni sa nuk është vonë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u bën thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen ose përndryshe për ta do të ishte shumë vonë. Me anë të një postimi në Twitter në faqen zyrtare ‘Mbrojtja’ ukrainase shkruan se çdo institucion ukrainas është në punën e vet dhe kjo po e ‘çmend’ Rusinë.

Në foton që shoqëron postimin është edhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Alexei Reznikov.

“Lidershipi i vendit, i udhëhequr nga presidenti, anëtarët e Qeverisë - të gjithë punojnë, të gjithë janë në vendet e tyre. Sa irrituese është për Rusinë. I bëj thirrje çdo ushtari rus të ndjekë anijen ruse, ose të dorëzohet para se të jetë shumë vonë”, thuhet në apelin ukrainas.

Ora 17:49
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar: Nuk ka ushqim për fëmijët në Mariupol

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, shumë njerëz në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, tani kanë mbetur pa ushqim për fëmijët e tyre. Ata thonë gjithashtu se nuk ka ujë apo ngrohje në qytetin ku më shumë se 400,000 njerëz janë nën rrethim nga forcat ruse për më shumë se një javë. Ekipi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Mariupol thotë se njerëzit atje tani po luftojnë me njëri-tjetrin për ushqim, duke nxjerrë karburant nga makinat e njerëzve të tjerë.

Të gjitha dyqanet dhe farmacitë janë plaçkitur. Ata janë pa furnizim dhe gaz, derisa temperatura gjatë natës pritet të bjerë në -5 gradë Celsius. Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, shumë njerëz pritet të sëmuren.

Ora 17:46
Von der Leyen takon refugjatët ukrainas: U thashë se BE është pranë tyre

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke postuar një foto së bashku me kryeministrin belg Alexander De Croo, shkroi në Tëitter: "Rrugës për në samitin e Versajës, takova disa të rinj ukrainas që ikën për të kërkuar siguri në Bashkimin Evropian. Isha shumë i prekur nga historia dhe guximi i tyre. Lufta e Putinit i bëri ata të lënë gjithçka pas. Jetën ashtu siç e dinin dhe ëndrrat e tyre. Unë u thashë atyre se BE-ja do të jetë gjithmonë pranë tyre”.

Ora 16:24
Putin dhe Lukashenko takohen të premten në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe liderin bjellorus Alexander Lukashenko do të takohen të premten në Moskë. Lajmi është bërë me dije nga agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.

Sipas Belta, Lukashenko dhe Putin do të diskutojnë çështje aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin e bashkëpunimit të Shtetit Union të Rusisë dhe Bjellorusisë, bashkëpunimin ekonomik nën presionin e sanksioneve, si dhe situatën në rajon dhe Ukrainë.

Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe po përdoret si një pikë nisjeje për trupat ruse në Ukrainë.

Ora 16:06
U ndërpre nga rusët, rikthehet energjia elektrike në termocentralin bërthamor Çernobil

Ministria e Energjisë e Rusisë ka pohuar se specialistët bjellorusë kanë rikthyer furnizimin me energji elektrike në Çernobil. Termocentrali bërthamor në Ukrainë humbi energjinë pasi kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës tha se ishte ndërprerë nga trupat ruse që e pushtuan atë gati dy javë më parë.

Ora 16:05
Putin: Perëndimi po bën luftë ekonomike kundër nesh! Veprime të ashpra ndaj kompanive që mbyllen në Rusi

1646343333_201215030503vladimirputin1126filefull169.jpg

"Perëndimi po bën një luftë ekonomike ndaj vendit tonë dhe ne do të marrim masa për ta kundërshtuar atë". Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi me videokonferencë me ministrat e tij. Po ashtu ai tha se do të veprime të ashpra ndaj kompanive që mbyllen në Rusi.

“Duhet të veprohet me vendosmëri ndaj kompanive të huaja që po ndërpresin veprimtarinë e tyre në Rusi, ka zgjidhje ligjore në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Ora 15:44
Agresioni rus në Ukrainë, Finlanda shqyrton mundësinë e anëtarësimit në NATO

Finlanda do të rishikojë politikën e saj të sigurisë për të vendosur nëse do të anëtarësohet në NATO, th Presidenti i vendit Sauli Niinisto.

Shqyrtimi i mundësisë për anëtarësim është bërë më urgjent që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Mbështetja publike për anëtarësimin në NATO, tradicionalisht rreth 20%, është rritur gjatë muajit të kaluar.

"Pasi të kemi analizuar alternativat dhe rreziqet, do të dalim me përfundime", u tha presidenti Niinisto gazetarëve, por pa dhënë ndonjë afat për procesin.

Niinisto u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Uashington fundjavën e kaluar dhe do të ketë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të premten. Ai nuk pranoi të thoshte se çfarë do të bisedonte me presidentin rus.

Autoritetet e vendit thanë se Finlanda ka shtuar sasinë e rezervave emergjente, përfshirë karburantin dhe mallrat e prodhimit bazë./ VOA

Ora 15:31
Putin: Rritja e çmimeve të energjisë faji i Perëndimit! Sanksionet kundër Rusisë të paligjshme

Presidenti rus Vladimir Putin tha se rritja e çmimit në sektorin e energjisë nuk janë faji i Rusisë por i Perëndimit.

Ai tha se bashkë me partnerët e Russië të cilët nuk i njohin sanksionet do gjejnë një zgjidhje për të gjitha problemet.

Kjo ishte deklarata live e Putin në një takim me Këshillin e Ministrave të Rusisë.

Ora 15:25
Historia e të riut që iku nga Mariupoli në Kiev për t’i shpëtuar bombardimeve ruse: Nëse na gjejnë do na vrasin, po mbrojmë njeri-tjetrin

Roman Skilarov u arratis nga Mariupol me nënën dhe vëllain e tij drejt kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Ai tha se ishte shumë e vështirë të largohej nga Mariupoli dhe se nëse do t’i gjejnë trupat ruse, do t’i vrasin.

 ‘Kam parë shtëpinë time duke u shkatërruar. Për spitalin mbeta i shokuar, unë kam lindur aty...është në qendër të qytetit. Tani jam afër Kievit, në një qytet të vogël. Për momentin duhet të mbrojë mamain dhe vëllain tim të vogël. Duhet të mbrojmë njeri-tjetrin dhe të qëndrojmë të bashkuar. Nëse na gjejnë do na vrasin. Shpresojmë që për disa ditë ose edhe janë t’i kthehemi realitetit tonë. Unë nuk di si të luftojë, mënyra më e mira për ne është të suportojmë, pra duke ndihmuar familjen time. S’kam eksperiencë ushtarake. Mendoj të iki në Perëndim, por për momentin nuk kam ku të qëndrojmë andej

Ora 15:17
Abramovich 'non ngrata' edhe nga muzeu i holokaustit! 'Yad Vashem' nuk i pranon më donacionet

1646921922_AP22056818324271.jpg

Yad Vashem, Muzeu i Holokaustit në Jerusalem, ka vendosur të "pezullojë" partneritetin me manjatin ruso-izraelit Roman Abramovich dhe për rrjedhojë donacionet e tij.

“Pas zhvillimeve të fundit – shpjegoi menaxhuesi i Muzeut – u vendos që të pezullohej partneriteti strategjik me Abramovich”.

Vetë Muzeu njoftoi më 22 shkurt se manjati ishte gati të dhuronte dhjetëra miliona dollarë për institucionin. Zgjedhja vjen pas sanksioneve të vendosura sot nga Londra kundër gjashtë manjatëve rusë, përfshirë Abramovich.

Ora 15:05
Përpjekje për ndërmjetësim, ish-kancelari gjerman Schröder niset drejt Moskës për një takim me Putin

Ish-kancelari gjerman Schröder, i cili ka ruajtur rolin e tij si këshilltar në administratën e konsorciumit të Nord Stream 1, Nord Stream 2 dhe gjigantit të naftës Rosneft, pavarësisht pushtimit, do të shkojë në kryeqytetin rus për të takuar Presidentin Vladimir Putin.

Kjo do të jetë një përpjekje ndërmjetësimi, për të ndalur luftës.

Ora 14:52
71 fëmijë të vrarë dhe 100 të plagosur në 15 ditë luftë në Ukrainë! Sulmet ruse nuk kanë të ndalur

71 fëmijë kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur në 15 ditë sulmesh ruse në Ukrainë.

Shifrën e ka përditësuar qeveria Ukrainase.

Ora 14:42
Zelensky: Më thyhet zemra kur e shoh Ukrainën në këtë gjendje, por do ta rindërtojmë! S’do lemë asnjë gjurmë nga lufta

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim duke u kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitetin që po përjetojnë ukrainasit dhe mos të japin opinione abstrakte.

Ai u shpreh se liderët në botë po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ndërsa theksoi se ai e di tashmë kush e mbështet Ukrainën.

Ai tha se kjo është dita e 15-të që gratë dhe burrat e vendit po mbrojnë Ukrainën dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.

“Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë. Rusët duan që ne të gjunjëzohemi. Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë", u shpreh ai.

Zelensky tha se pas luftës gjithçka do të rindërtohen në Ukrainë në standardet më të larta.

 “Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”, tha ai.

Ora 14:31
Presidenti i Polonisë: Rusia po bën gjenocid! Harris: jemi dëshmitarë të mizorive, të hetohen

 “Ajo që po ndodh në Ukrainë është gjenocidit.”, kështu ka deklaruar presidenti i Polonisë, Andrzej Duda në një konferencë të përbashkët për shtyp me zvpresidenten amerikane, Kamala Harris, në Varshavë.

“Kur raketat godasin spitalet dhe zonat e banuara, ka vetëm një mënyrë për t’i quajtur ‘gjenocid’. Kjo është arsyeja pse ne duhet të kemi një pozicion shumë të fortë si përfaqësues të botës së lirë dhe kjo është ajo që po bëjmë," shtoi ai.

Presidenti i Polonisë ka vërë thirrje për hetim ndaj krimeve të luftës që do të bëhen në vazhdim.

Nga ana tjetër zvpresidentja Kamala Harris, ka bërë thirrje për një hetim ndaj krimeve të luftës.

 “Ne po bëjmë thirrje për një hetim për krimet e luftës. Jemi dëshmitarë të mizorive të paprecedentë. Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, tha Harris, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë për një pyetje në lidhje me rrëmujën e avionëve polakë.

Duda gjithashtu shmangu përgjigjen në pyetjen nëse Varshava ishte konsultuar me Uashingtonin përpara se të bënte propozimin e saj për MIG-të.

"Kjo është një situatë jashtëzakonisht e ndërlikuar," tha ai vetëm. Që nga fillimi i konfliktit, Polonia ka mirëpritur 1.3 milionë refugjatë ukrainas.

Ora 14:20
Dy javë më parë planifikonte ekspozitën e radhës, galeria e Artit në Lviv shndërrohet në bazë për ndihma ndaj ukrainasve

Galera e Artit në qendër të Lviv dy javë më parë po planifikonte ekspozitën e radhës, por tani ajo është shndërruar një bazë me ndihma për ukrainasit që po vuajnë pasojat e pushtimit rus.

Të gjithë sallat dhe hollët janë plot me ushqime, rroba, pelena, madje edhe ushqm për kafshët shtëpiake.

Këto janë furnizime që vijnë nga e gjithë Europa. Brena galerisë së artit punojnë çdo ditë 24 orë të saj vullnetarë që ndihmojnë në shpërndarjen e ndihmave për njerëzit në nevojë.

Autobusët nisen për në Kharkiv, Mariupol, Irpin.

Ora 14:13
Zelensky firmos ligjin, konfiskimin të aseteve ruse në vend! Zero kompesim

1645840772_zelensky.PNG

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkroi ligjin për konfiskimin e aseteve të rusëve në territorin ukrainas. Kështu citohet nga mediat vendase shërbimi për shtyp i parlamentit të Ukrainës, Rada. Konfiskimi i aseteve të Rusisë dhe qytetarëve rusë "kryhet pa asnjë kompensim (rimbursim) të vlerës së tyre, duke pasur parasysh luftën në shkallë të gjerë agresive të zhvilluar nga Federata Ruse dhe të zhvilluar kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas".

Ora 14:05
Kryebashkiaku i Kievit: Gjysma e popullsisë ka ikur, qyteti tashmë një kështjellë

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko raportoi se rreth 2 milionë njerëz janë larguar nga kryeqyteti ukrainas.

Kjo është gjysma e banorëve të zonës metropolitane.

"Qyteti tani është kthyer në një kështjellë", tha Klitschko,

Ora 13:51
VIDEO/ Momenti kur ushtria e Ukrainës sulmon kolonën e tankeve ruse, ministria: Ekzekutuam komandantin dhe disa ushtarë

Një video nga Mbrojtja Ushtarake e Ukrainës tregon një prite që i ka bërë ushtria e Ukrainës, në një kolonë tankesh ruse. Ushtria ukrainase pretendon se ka mposhtur një regjiment trupash ruse dhe ka eliminuar komandantin e saj, kolonelin A. Zakharov, në Brovary, që është në verilindje të Kievit.

"Komandanti i regjimentit të pushtuesit, kolonel Zakharov, u ekzekutua. Gjatë betejës në rrethin Brovary të rajonit të Kievit, grupi taktik i batalionit (BTGr) i regjimentit të 6-të të tankeve (Chebarkul) të divizionit të 90-të të tankeve të Komandës Qendrore pësoi humbje të konsiderueshme të personelit dhe pajisjeve”, tha ministria në Twitter.

Siç duket nga video e shpërndarë nga ministria e mbrojtjes një kolonë ushtarake ruse sulmohet nga ushtria e Ukrainës. Forcat e Armatosura të Ukrainës shpërndanë video të pasojave, të cilat tregonin një numër automjetesh të shkatërruara.

Ora 13:30
SHBA do të vendosë sisteme raketore në Poloni: Do të mbrojmë çdo centimetër të NATO-s

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka thënë se sistemet raketore amerikane janë vendosur në Poloni, duke shtuar se ato janë të përgatitura për të mbrojtur "çdo centimetër" të territorit të NATO-s. Ajo po fliste në Varshavë pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.

Zonja Harris shtoi se SHBA do të japë 50 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën. Dorëzimi i raketave patriot në Poloni vjen menjëherë pasi Rusia u kërkoi vendeve të BE-së dhe NATO-s të ndalojnë armatosjen e rajonit me ndihmë mbrojtëse, pasi ajo përbën një kërcënim për avionët civilë.

Raketat Patriot janë raketa tokë-ajër të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të shënjestruar predha armike.

Ora 13:29
Ukraina: Rusia të tërheqë menjëherë ushtrinë nga termocentralet bërthamore

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi në Antalia, të cilit i tha se "Rusia duhet të tërheqë menjëherë forcat e saj nga termocentralet bërthamore Chenobyl dhe Zaporizhzhia për të shmangur një fatkeqësi në Evropë". 

Ora 13:05
Stoltenberg nesër në Antalia për t'u takuar me Erdoganin

1643556320_autoJensStoltenberg1643548441.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nesër do të vizitojë Turqinë për tu takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu.

Stoltenberg do të marrë pjesë edhe në Forumin e Diplomacisë në Antalia. Kështu bëhet e ditur nga Aleanca përmes një komunikate.

Ora 13:05
Zelensky: Ne po zmbrapsim sulmet! Falë ushtrisë sonë nuk jemi bërë skllevër! Rusia synon të na poshtërojë, janë monstra

1646914058_Screenshot1.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk do të ndalen në përballjen e tyre me rusët, teksa ka pasur një falenderim për ushtrinë, duke thënë se falë tyre ukrainasit nuk janë skllevër.

“Ne mbrojtëm shtetin tonë për të 15-ën ditë radhazi. Ne duruam. Ushtria ukrainase po zmbraps sulmet në zona kyçe të vendit", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai ka deklaruar se nëpërmjet korridoreve humanitare, Rusia ka qëllime të tjera.

"Ushtria ruse ka krijuar tashmë një katastrofë humanitare në Ukrainë. Ata duan të na poshtërojnë. Ata duan që qytetarët tanë të marrin bukë nga pushtuesi dhe të pranojnë të shkojnë në Rusi për të shpëtuar veten. Prandaj po bllokojnë Volnovaha dhe qytete të tjera. Ata janë përbindësha", shtoi Volodymyr Zelensky.

Ora 13:04
Rusët gënjejnë sërish, bombardojnë korridoret humanitare në Mariupol

Autoritetet e Mariupolit thanë se forcat ruse kanë filluar të hedhin bomba në korridorin humanitar të krijuar për të evakuuar banorët nga qyteti port.

Lajmi është raportuar përmes CNN.

Ora 12:33
Putin në telefon me Macron dhe Scholz

Presidenti rus, Vladimir Putin, ai francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, patën një bisedë telefonike për "çështjen e Ukrainës". Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Ora 12:28
Lavrov nervoz në konferencën për shtyp?! Shikoni se ç'i bën kabllos së kufjeve (VIDEO)

 

Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme të analizohet në takime të rëndësishme diplomatike, pasi tregon shumë.

“NEXTA” ka publikuar një video të Lavrovit nga konferenca për shtyp pas takimit që pati me homologun e tij ukrainas, ku ai e zgjidh e më pas e mbështjell një kabllo të hollë, duke e bërë në vazhdimësi tregon një moment nervoziteti.

Lavrov tha se sot “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit, ndërsa e quajti veprim i rrezikshëm furnizimin e Ukrainës me armë.

Ora 12:16
Alarm për sulm ajror në Kiev, njerëzit në panik vrapojnë drejt strehimoreve

Sirenat e alarmit për sulm ajror janë dëgjuar pak minuta më parë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Këtë e ka bërë të ditur bashkia e qytetit në kanalin e saj “Telegram”, duke lajmëruar qytetarët e saj të fshihen menjëherë nëpër strehimore.

Ora 12:09
Lavrov: Nuk besoj dhe nuk mendoj se do të ketë luftë bërthamore! Putin s'e ka problem të takojë Zelenskyn

1646908292_lavrorv.JPG

 “Nuk dua të besoj dhe nuk mendoj se do të ketë një luftë bërthamore”. Kjo ishte deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Serghei Lavror gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij ukrainas, në Antalia.

Ora 12:05
Sulmi ajror mbi Mariupol, bombardohen shtëpi, universiteti dhe teatri i qytetit

Shtëpi, një universitet dhe tetarin e qytetit të Mariupolit, kanë bombarduar forcat ruse mesditën e sotme.

Sulmi ajror vjen disa orë pas sulmit të rëndë mbi spitalin, ku deri më tani janë raportuar 3 viktima dhe 17 të plagosur.

Deri më tani nga sulmi i minutave të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë.

Ora 11:52
Lavrov-Perëndimit: Pse shqiptarët u përshëndetën kur shpallën pavarësinë e tyre në Kosovë dhe rusët në Krime jo?

1646908292_lavrorv.JPG

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrovit i ka bërë një tjetër sulm Perëndimit, duke përdorur shqiptarët. Ai i tha se pse Kosova duhet të jetë shtet ndërsa rusët në Krime u sulmuan kur shpallën pavarësinë?

"Ju duhet të kuptoni logjikën tonë që është e qartë, ne duam një Ukrainë të çmilitarizuar, një Ukrainë që nuk përbën kërcënime dh e nuk është një vend nazist dhe s’do të ndalojë kulturën dhe gjuhën ruse. Pati një përjashtim të gjuhës ruse, pati pakënaqësi dhe nga pala hungareze. Perëndimi heshti, dhe punoi kundër interesave ruse. Këtë ka bërë dhe me referendumin në Krime. Kur nuk pati dhe një referendum në Kosovë, NATO krijoi një situatë me bombardime për të bërë shkatërrimin e Jugosllavisë. Kur autoritetet lokale shpallën pavarësinë në Kosovë, i gjithë perëndimi, thuajse i gjithë, e përgëzuan dhe e mbështetën si një manifestim të demokracisë dhe lirisë së zgjedhjesh. Përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe qytetarët e Krimesë mos ta bëjmë këtë? Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan. Sepse një vend si Britania ka qenë gjithmonë për të ndaluar vendet e mëdha në Ballkan, ndaj me këtë qëllim u ndodh dhe ndaj federatës ruse", tha ai.

Ora 11:30
Lavrov: Duam një Ukrainë neutrale

"Ne duam që Ukraina të jetë neutrale". Kjo ka qenë deklarata që ka bërë Lavror gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij ukrainas Dimytro Kuleba.

Ora 11:26
Mariupoli nuk gjen qetësi, bombardohet nga ajri

Në një kohë kur Lavrov dhe Kuleba po zhvillojnë konferencën për shtyp në Antalia, Mariupol nuk gjen qetësi, po bombardohet sërish nga ajri!

Lajmin e ka dhënë këshilli i qytetit të Mariupolit.

Ora 11:21
Bombardimi i spitalit në Mariupol, Lavrov: Ishte bosh, mediat nuk po tregojnë të vërtetën! S’do sulmojmë asnjë vend tjetër

1646906429_lavrov.jpg

Lidhur me sulmin në spitalin e Mariupolit, Lavrov tha se mediat nuk e kanë paraqitur siç duhet dhe siç ishte në të vërtet situata. Sipas tij ndërtesa e spitalit ishte bosh dhe pacientët në një vend të sigurt.

I pyetur nga gazetarët nëse Rusia do të sulmojë ndonjë vend tjetër, ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Ne nuk kemi sulmuar Ukrainën dhe nuk kemi ndërmend të sulmojmë vende të tjera.”, tha ai.

Ora 11:15
Lavrov: Operacioni special ushtarak do të vazhdojë, nuk do të ketë armëpushim! Perëndimi po sillet rrezikshëm me ndihmën ndaj Ukrainës

1646906429_lavrov.jpg

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, thotë se ai ka diskutuar çështje humanitare me homologun e tij ukrainas.

Lavrov akuzoi gjithashtu "nacionalistët" ukrainas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.

Furnizimi me ushqime dhe stabiliteti i çmimeve në Evropë ishte gjithashtu në axhendë, u tha ai gazetarëve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga BBC nëse një armëpushim do të ishte i mundur, Lavrov tha se "operacioni special ushtarak" do të vazhdojë dhe se Vladimir Putin thotë se strategjia e tij do të planifikohet.

Lavrov tha gjithashtu se duke i ofruar ndihmë mbrojtëse Ukrainës, Perëndimi "po sillet në mënyrë të rrezikshme".

"Ne nuk e sulmuam Ukrainën," shpjegoi ai, duke thënë se Rusia po kërcënohej dhe duhej të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Rusia i sheh si të pavarura nga Ukraina.

Ora 11:11
Franca: Sulme 'çnjerëzore dhe prej frikacakësh' në Mariupol

Sulme “çnjerëzore dhe prej frikacaku”. Kështu i ka quajtur zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, bombardimet e spitalit të fëmijëve në Mariupol.

“Gratë, fëmijët, personeli shëndetësor kanë qenë në shënjestër, është e papërshkrueshme dhe ne po bëjmë thirrje për një armëpushim përsëri”, tha ai në RTL.

Ora 11:06
Përfundon takimi, nuk arrihet asnjë armëpushim! Lavrov: Folëm për civilët! Kuleba: Mariupol po vuan

1646906457_page.jpg

Pas takimit në Turqi Lavrov dhe Kuleba kanë folur për mediat.

"Unë ende shpresoj që Rusia për arsye humanitare, për imapti njerëzore ndaj atyre që po vuajnë n ë Mariupol do të lejë evakuimin e fëmijëve që po vuajnë atje", ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba.

" Ne po shikojmë që ka negociata. Folëm për iniciativa humanitare. Në mënyrë që ta bëjmë situatën për civilët më të lehtë", ka thënë kryediplomati rus Lavrov.

Ora 10:59
Kuleba dhe Lavrov në konferencë për shtyp! Përfundon takimi

1646906518_page.jpg

Takimi mes Lavrov dhe Kulebës ka përfunduar. 

Në këto momente ata kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Ora 10:50
‘Z’ mbi tanket dhe uniformat ruse! Çfarë do të thotë shkronja që pushtoi Ukrainën?

“Z”! Çfarë është “Z”? Është shkronja misterioze që është parë mbi tanket ruse 15-të ditët e fundit në Ukrainë.

Po cili është mesazhi i kësaj shkronje?

“Z” për Fitoren!

Shumë ushtar kanë mbi uniformën e tyre shkronjën “Z” dhe nga disa mendohet se vjen nga fjala ruse “За победу” që do të thotë “për fitore”.

Identifikimi

Kjo është gjithashtu një shkonjë që i ndihmon ushtarët rus të identifikojnë njeri-tjetrin mes bombardimeve të luftës, në mënyrë që të shmangim sulmet ndaj njeri-tjetrit.

Simbol nazist?

Shumë kanë vënë re ngjashmërinë e saj me svastika simboli i përdorur nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore duke e mbiquajtur "Svastika e Putinit".

Mbrojtje nga neo-nazistët

Shiritat zi-portokalli që përbëjnë "Z" janë shiritat e Shën Gjergjit , të cilat janë simbole të kujtimit të rusëve që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rusia e ka cilësuar vazhdimisht pushtimin e saj në Ukrainë si mbrojtjen e popullit të saj nga neo-nazistët, megjithëse presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy është hebre.

Si është përhapur simboli?

Këto 15-të ditët e fundit “Z” është shndërruar jo vetëm në një shkronjë përqaqësuese për ushtrnë ruse në Ukrainë, por për një pjesë të madhe të rusëve.

Fëmijët e qytetin rus të Kazanit kanë dalë në mes të dëborës së bahsku me nënat e tyre për të formuar të gjithë bashkë shkronjën “Z”, për të treguar mbështetjen e tyre ndaj forcave ruse.

Sportisti Ivan Kuliak do të hetohet, për faktin se mbi bluzën e tij kishte vendosur shkronjën “Z”, në mbështetje të ushtrisë ruse.

Ora 10:25
Abramovich në ‘listën e zezë’ të Mbretërisë së Bashkuar me 6 oligarkë të tjërë të Putin! Ngrin 15 miliardë paund

Ish-trajneri i Chelseat, Roman Abramovich, është futur në “listën e zezë” të Mbretërisë së Bashkuar bashkë me 6 oligarkë të tjerë. Astet e tyre prej 15 miliardë paund kanë ngrirë.

7 personave të përfshirë në listë i është ndaluar e drejta e udhëtimit drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Sanksionet e sotme tregojnë edhe një herë se oligarkët dhe kleptokratët nuk kanë vend në ekonominë tonë apo në shoqërinë tonë”, tha ministrja eJashtme, Liz Truss.

“Kanë lidhje me Putin dhe janë bashkëpunëtorë të agresionit rus ndaj Ukrianës”, shtoi ajo.

Qeveria britanike vlerëson se pasuria e Abramovich është mbi 9 miliardë paund duke përfshirë zotërimet e tij në gjigantin e çelikut Evraz, Norilsk Nickel dhe pronën e Chelsea.

Por le të shohim kush janë oligarkët e tjerë të sanksionuar, sa është pasuria e tyre dhe cilat janë lidhjet me Putinin.

Oleg Deripaska: Pasuria e vlerësuar prej 2 miliardë £. I sanksionuar nga SHBA që nga viti 2018. Ajo ka aksione në En + Group, një kompani e madhe minerare dhe energjitike që zotëron UC Rusal, një nga prodhuesit më të mëdhenj të aluminit në botë.

Igor Sechin: CEO i Rosneft, një kompani shtetërore ruse e naftës. Sipas qeverisë britanike, ai është një aleat veçanërisht i ngushtë dhe me ndikim i Putinit. Tashmë e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe BE.

Andrey Kostin: President i bankës VTB, banka e dytë më e madhe në Rusi. Një bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit, i cili sipas Doëing Street "ka kohë që mbështet objektivat e Kremlinit përmes Bankës VTB". Vlera neto prej 379 milion £. I sanksionuar tashmë nga SHBA dhe BE.

Alexei Miller: CEO i kompanisë energjetike Gazprom. Ai shërbeu nën Putinin kur ishte kryebashkiak i Shën Petersburgut. I sanksionuar tashmë nga SHBA.

Nikolai Tokarev: Kryetar i kompanisë ruse të tubacionit shtetëror Transneft. Ish agjent i KGB-së që shërbeu përkrah Putinit në Gjermaninë Lindore. I sanksionuar tashmë nga SHBA dhe BE.

Dmitri Lebedev: president i Bankës Rossiya. Në deklaratat britanike thuhet se ajo konsiderohet “banka private e Kremlinit”. Sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara në 2016.

Lidhur me 7 oligarkët të përshirë në listën e “zezë’ të Britanisë ka reaguar edhe kryeministri britanik.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Britania e Madhe nuk mund të bëhet strehë e sigurt për mbështetësit e sulmit të egër të Vladimit Putin ndaj Ukrainës.

"Ne do të jemi të pamëshirshëm në ndjekjen penale të atyre që lejojnë vrasjen e civilëve, shkatërrimin e spitaleve dhe pushtimin e paligjshëm të aleatëve sovranë", tha Johnson.

Ora 10:25
Kremlini: Kievi kërkon negociata të drejtpërdrejta Putin-Zelensky

Rusia është shprehur sot se Kievi po paraqet "vazhdimisht" propozime për negociata të drejtpërdrejta midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmtry Peskov, i cituar nga TASS.

Ora 10:07
Del fotoja e parë nga takimi Lavrov-Kuleba në Antalia

Publikohet fotoja e parë nga takimi mes ministrit të Jashtëm rus dhe ukrainas në Antalia.
Siç shihet nga fotografia në të majtë është ulur Lavror (ministri rus) dhe në të majtë përballë tij, Kuleba (ministri ukrainas).

Ora 09:23
Pas bombardimit të spitalit, forcat ruse marrin nën kontroll disa lagje në Mariupol

Pas bombardimit mbi spitalin, trupat ruse kanë marrë nën kontroll disa lagje t Mariupolit.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes.

Ora 09:15
Gati për negociata? Nis takimi Lavror-Kuleba

Takimi mes ministrit të Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe kreut të diplomacisë ruse Sergei Lavrov ka nisur.

Takimi do të zgjasë 90 minuta dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura, por të paktën 100 gazetarë do të jenë brenda sallës ku do të mbahen diskutimet.

Ky është takimi i 4-të Rusi-Ukrainë. Kujtojmë se në këto 15-të ditë të luftës, delegacioni rus dhe ukrainas kanë zhvilluar 3 raunde bisedimesh.

Ora 09:00
Bombardimi i spitalit në Mariupol, nxirren 3 viktimat e para nga rrënojat, mes tyre një 6-vjeçar

Tre persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi rus mbi spitalin në Mariupol, prej të cilëve edhe një 6-vjeçar.

Nënkryetari i bashkisë Sergei Orlov tha për BBC, se 17 persona deri më tani janë konfirmuar 17 persona të plagosur dhe 3 të vrarë.

Ora 08:47
Njerëz të gjakosur dhe trupa nën rrënojat e spitalit të bombarduar në Mariupol, ekipet e shpëtimit në ‘luftë’ me kohën! Pamje që rrëqethin (VIDEO)

Në luftë me kohën janë ekipet e shpëtimit që po punojnë prej ditës së djeshme për të nxjerr sa më shumë njerëz të gjallë nga rrënojat e spitalit të Mariupolit që u bombardua pa mëshirë nga forcat ruse.

Gra shtatzëna, foshnje, mjekë dhe infermierë janë tashmë të bllokuar në bodrumin e spitalit, ku iu dha njoftimi të shkonin pas lajmërimit të sulmit.

“Dhimbje” është fjala që i përshkruan më së miri fotografitë dhe videot e shkëputura nga ky moment tragjik. Ende nuk është raportuar asnjë viktimë, pasi pjesa më e madhe e personave ndodhen ende nën rrënoja, ndërkohë që temperaturat kanë shkuar nën minus 4 gradë.

Ora 08:39
Lavrov e Kuleba të buzëqeshur, del VIDEO nga pritja e ministrit Çavusoglu!

Ministrat e Jashtëm, ai rus Sergey Lavrov dhe ai Ukrainas, Dmytro Kuleba kanë mbërritur në sallën ku pritet të zhvillohet takimi. Takimi do të zhvillohet në Antalia, në një sallë ku më herët janë pritur liderët botëror si presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti rus Vladimir Putin, që është një nga sallat më të mëdha në Turqi. Për të ndjekur nga afër takimin janë 334 përfaqësues të mediave të cilët janë lejuar të hyjnë brenda nën masa të rrepta sigurie.

Ora 08:36
Foto të rënda/ Viktimat e luftës në Ukrainë varrosen në varre masive në Mariupol

Pamje drithëruese vijnë nga Mariupoli i Ukrainë, ku për fat të keq trupat e dhjetëra qytetarëve që janë vrarë nga sulmet ruse po varrosen në varre masive. Pamjet janë publikuar nga Associated Press. Nga foto, disa prej trupave janë të mbështjellë qese të zezë, teksa të tjerë janë mbështjellë vetëm me batanije. Të paktën 1,300 civilë janë vrarë në Mariupol që nga fillimi i pushtimit rus ka bërë me dije një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit.

Lufta në Mariupol arriti kulmin pas sulmit në një maternitet ku nga sa është raportuar 12 persona janë plagosur, e ndërsa nuk është konfirmuar ende nëse ka viktima.

 

Ora 08:27
Sot takimi i ministrit të jashtëm turk dhe ukrainas në Turqi, Cavusoglu: Qëllimi ynë të bashkojmë Zelenskyn dhe Putin

 

Takimi i sotëm në Antalia të Turqisë mes ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas Dmytro Kuleba duhet t'i hapë rrugën një takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymr Zelensky.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, duke shpjeguar se “objektivi ynë kryesor është të bashkojmë tre liderët”, duke iu referuar edhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ora 08:10
Rusia bombardon shtëpinë në Kharkiv, 4 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë

Forcat ruse sulmuan një shtëpi banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, përfshirë dy fëmijë. Urgjenca shtetërore bëri të ditur gjithashtu se nga sulmi është plagosur edhe një vajzë 5-vjeçare e cila është dërguar me urgjencë në spital. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Ora 07:59
Predhat ruse i vranë gruan dhe dy fëmijët teksa po evakuoheshin, burri tregon se si e mësoi lajmin: Njoha valixhet

Një burrë ukrainas tha se mësoi se gruaja dhe dy fëmijët e tij u vranë nga një predhë ruse duke parë një postim që tregonte trupat e tyre të pajetë në Twitter.

"Unë njoha valixhet dhe kështu e dija," tha Serhiy Perebyinis për New York Times.

Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin. Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu,” tha Serhiy, i cili kishte udhëtuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë para se të shpërthente lufta.

Ai tha për News York Times se për t’u kthyer në Kiev, ai u detyrua të hynte në Rusi dhe më pas të fluturonte në qytetin e Kaliningradit për të kaluar në Poloni.

Perebyinis tha se iu kishte thënë trupave ruse në kufirin me Poloninë se; “E gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani një operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua, nuk kam asgjë për të humbur.”

Serhiy postoi një mesazh në Facebook pak orë më parë se kalvari i tij ishte “si një film horror”. “Është e vështirë të shikosh kur gruaja jote e dashur është e shtrirë në një çantë të zezë në dysheme”, ka shkruar ai. Ai u zotua gjithashtu për drejtësi për familjen e tij: “Do të luftoj për ta deri në fund. Do të sigurohem që të ketë një vendim gjykate.”

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poshte Komunizmi: 10/03/2022 17:25

    Lenin Stalin dhe pasardhesit e tyre Putin Lavrov dhe Maria Zaharova jane pjella te komunizmit i cili per krimet qe ka kryer ne vendet ku ka qene vendosur dhe vazhdon te jete ja ka kaluar edbe nazisteve ndaj mos u cuditni kur degjoni per krimet qe ushtria ruse po kryen ne Ukrainne sa edhe Musolini dhe Hitleri do te habiteshin po ti shikonin

    Përgjigju
  • Ansk: 10/03/2022 15:32

    @Shqiptarja.com - lejoni komente ju lutem ne cdo artikull. Rreth artikullit ku Lavrovi pyet pse Shqiptaret u pershendeten kur shpallen Kosoven te Lire dhe te Pamvarur, ndersa Ruset jo per veprimet e tyre ne Krime. Ja ku qendron ndryshimet ore Lavirov. Serbet ne Kosove ashtu si Ruset ne Ukraine u vendosen aty nga nje emigrim i brendshem gjate kohes qe kishte qeveri te cetralizuar sic ishte BRSS-ja ose Jugosllavia. Ky emigrim i brendshem, i lejuar nga qeverite diktatoriale eshte i njejti model sic eshte sot emigrimi, nga nje vend ne nje vend tjeter. Kur nje njeri ose familje shkon emigrant diku, nuk kerkon qe ta pushtoje ate toke qe i dha mundesine, me lufte dhe arme sic po beni juve ne Krime dhe sic u perpoqen te bejne Serbet ne Kosove. Ne si Shqiptare, kemi emigruar ne plot vende te botes. Ne nuk marrim armet kundra kombeve dhe shteteve qe na kane strehuar. Nese nje njeri ose familje shkon nga Moska ne Leningrad, nuk perpiqet ta “Cliroje” ate. Thene ndryshe ore Lavirov, Ruset ne Krime dhe Serbet ne Kosove jane si ai miku i padeshiruar qe te ze shtepine dhe te thote “Dil tani o i Zoti i shtepise, se dua te bej shtepine tende, timen!” Kosova u pershendet, sepse shqiptari, si Zot i shtepise, nxorri jashte mikun e keq! Ruset ne Krime nuk pershendeten, sepse jane ai miku i keq dhe bukeshkale qe perpiqet t’i vjedhe te gjithe shtepine te Zotit, sepse jeni bukeshkale si ai qeni i pabese qe kafshon bukedhenesin. Ke Ruse qe kane emigruar kudo ne bote. Pse nuk e provoni te shkeputni nje “Krime” nga Amerika, Kanadaja, Gjermania, Anglia apo gjetku? Se fundmi o Lavirov, terrorizmi nuk pershendetet!

    Përgjigju
  • tani: 10/03/2022 15:22

    ZHELINSKI DUHET TE jape menjehere doreheqjen,,,dhe te njohe krimene dhe dy rajonet ne lindje si shtete te pavaruara,,meqe jane me shumice ruse,,ose te njihet nje autonomi e gjere,,te mbledhin taksat vete,,,te vendosin polici ,,e administrate,,,,,,nuk zgjidhet ndryshe kjo situate,,,sepse dhe nato nuk nderhyn dot ne ukraine,,,ose do kemi mbi 3 milion te vrare,,,e kjo nuk i intereson ukrainasve qe i zuri belaja..../////

    Përgjigju
    • Cagsj: 10/03/2022 18:04

      Filloi propaganta greke ne rrjete shqiptare. Putini = terrorist si Bin Laden dhe Sadam huseni. Sipas patrikut te konstatinopojes, putini po ben lufte te shenjte dhe po vret te krishtere ne emer te krishtit. Qekur u be zotrote kaq dashamires ndaj terrorizmit dhe terroristit? Nese je me te vertete kaq dashamires, egziston nje vend i posacshem per tipa si ti.

  • Zoti Lavrov: 10/03/2022 13:36

    Ndaj krimese dhe Donbasit jeni dhe ju fajtore,madje dyfish:-ju,ruset ia dorzuat vullnetarisht ukraines keto rajone-kur u shperbe BS nuk e vrate mendjen per kufirin politik,por late kufirin e dhuruesit te territoreve ne vitin 1956.-Nuk njihet pavarsise dhe jeni te pakenaqur me perendimoret se njohin pavarsine e kosoves?atehere zbatoni kerkesen per reciprocitet dhe barazi ne zbatimin e parimit te vetvendosjes-njihni pavarsine e kosoves ju,Russia dhe ne do njohin pavarsine e dy rajoneve.Nje faj i rende eshte futja ne lufte e ketyre territoreve,dy popujve vellezer.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/03/2022 12:33

    Sllavet jane "dashnorë" te kahershem te Gadishullit Ilirik me emrin e sotshem BALLKAN. Dhe si te tille ata me ne krye Rusine po "puthin" me vdekje ne Veri(Ukrainen) per te marre Jugun me lehtesi( Ballkanin ) ku kane instaluar prej kohesh vuçiçër veç Aleksandarit serb.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?