Pas veprimit të Rusisë për të dëbuar ambasadorin e Estonisë nga vendi, Talini i është përgjigjur duke bërë të njëjtën gjë. Estonia lajmëroi dëbimin e ambasadorit Rus në Talin, duke argumentuar se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë shkatërruar.
Rusia dhe Estonia dëbuan të hënën ambasadorët nga vendet e njëra-tjetrës, duke thënë se marrëdhëniet midis vendeve u tjetërsuan dhe në të njëjtën kohë mendohet të ketë ndikim edhe lufta në Ukrainë. Në shenjë solidariteti me fqinjin e saj baltik, Letonia njoftoi se do të ulë gjithashtu marrëdhëniet diplomatike me Moskën që nga 24 shkurti, datë që shënon një vjetorin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Molla e sherrit” ka qenë mbështetja e Estonisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimi i takimit mes 11 vendeve anëtare të NATO-s në Talin, për të diskutuar agresionin rus. Vendimi i Estonisë është përshëndetur dhe nga Lituania, e cila në një shfaqje solidariteti me fqinjin e saj baltik, njoftoi se do të ulë marrëdhëniet diplomatike me Moskën.
Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin e Estonisë Margus Laidre dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi deri më 7 shkurt, hera e parë që dëbon një ambasador të një vendi të BE-së që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Si kundër përgjigje, ministri i jashtëm estonez Urmas Reinsalu tha se ambasadori rus do të largohet, në përputhje me “parimin e barazisë”. Estonia ka treguar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, që në fillimi i luftës vitin e shkuar