Rusia do të dëbojë katër diplomatë bullgarë dhe 10 anëtarë të stafit të shërbimeve diplomatike bullgare në Moskë, Shën Petersburg dhe Ekaterinburg, dhe Qendrën Bullgare të Industrisë në Moskë, deklaroi të premten Ministria e Jashtme bullgare.
Ata janë shpallur persona non grata dhe u është dhënë afat 120 orë për t’u larguar.
Dëbimi i 70 diplomatëve dhe personelit rusë për veprime që dëmtonin interesat bullgare dhe nuk ishin në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike u bë i ditur nga kryeministri i atëhershëm, Kiril Petkov, më 28 qershor, duke i përkeqësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Ambasadorja ruse, Eleonora Mitrofanova fajësoi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për këtë veprim, dhe tha se ambasada nuk do të ishte në gjendje të funksiononte dhe mund të mbyllej. Ajo tha gjithashtu se vendi i saj po konsideronte ndërprerjen e marrëdhënieve dypalëshe.
Rusia beson se dëbimi i diplomatëve rusë nga Bullgaria shkakton dëme të konsiderueshme në marrëdhëniet midis vendeve dhe është një shenjë e “degradimit të mëtejshëm të Perëndimit”, i cili “është i gatshëm të sakrifikojë interesat e partnerëve, vetëm për ta dëmtuar Rusinë”, thotë ministria.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Takim Edrogan - Putin sot në Rusi! Bien dakord për pagesat e pjesshme të gazit në rubla
D.GJ/ReportTv.al