Qeveria ruse ka dëbuar korrespondenten e të përditshmes amerikane Politico në Moskë, Eva Hartog, ka njoftuar gazeta të mërkurën. Politico ka thënë se kjo është hera e parë që një gazetare është dëbuar nga Rusia, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Evan Gershkovich, gazetari amerikan i Wall Street Journal, shtetas amerikan, është arrestuar në Rusi nën akuzat për spiunazh, në muajin mars.
Gazeta i mohon akuzat dhe Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Gershkovich është “ndaluar gabimisht”. Hartog, shtetase holandeze, ka raportuar nga Rusia në dekadën e fundit, sipas Politicos.
Kompania ka thënë se asaj i është thënë që viza e saj nuk do vazhdojë më dhe se ka gjashtë ditë afat për t’u larguar nga vendi.
“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer nga këto veprime, mirëpo ato nuk e dëmtojnë përkushtimin e palëkundshëm të Politicos për t’i mbuluar zhvillimet në Qeverinë ruse dhe luftën e saj në Ukrainë”, ka thënë gazeta, duke thënë se shpreson që Eva dhe Politico do të kthehen shpejt më Moskë.
Edhe para arrestimit të Gershkovichit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Rusia i ka dhënë fund qasjes tejet të favorshme ndaj gazetarëve të huaj.
“Ka marrë fund ajo qasje. Tani do të duhet të jetoni sipas mënyrës së re dhe të aplikoni për dokumente”, pati thënë ajo në një konferencë për media në muajin shkurt.
Shtypi i lirë ka pësuar goditje në muajt e fundit në Rusi. Sipas raportimeve në media, rreth 1.000 gazetarë rusë kanë ikur prej këtij shteti, prej nisjes së luftës./REL
Vendet perendimore i bllokuan mediat Ruse dhe i ben bllokade cfare do lloj aktiviteti sportiv , kulturor etj kurse tani qe ata kunderpergjigjen vazhdojne me bla bla e tyre qe po na lodhin dhe mashtrojne nga dita ne dite
Përgjigju