Rusi/ Denoncoi bombardimin e teatrit në Mariupol, gjashtë vjet burg për gazetaren Pomarenko

15 Shkurt 2023, 13:38| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 13:44

  • Share

Maria Pomarenko gazetarja ruse që ishte akuzuar për një postim në Instagram ku denonconte  bombardimet e teatrit në Mariupol u dënua me gjashtë vjet burg. Teatri që u shemb pas një rrethimi të gjatë, pati  kosto shumë të larta njerëzore.
Komiteti hetimor rus, përgjegjës për hetimet kryesore kriminale në Federatë, njoftoi, sipas agjencive të lajmeve, se 44-vjeçarja u shpall fajtore për "përhapjen e informacionit të rremë" sipas ushtrisë.
Ky lloj krimi, i paraqitur pas pushtimit të Ukrainës, tashmë është përdorur disa herë për të shtypur zërat kritikë të konfliktit. Gazetarja u dënua nga gjykata në Barnaul, në rajonin siberian të Altait, ku ajo punonte për faqen e lajmeve RusNews


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?