Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko

Bota

Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë traktatin për garancinë e sigurisë, në dokument përfshihen edhe armët bërthamore

6 Dhjetor 2024, 15:24| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 15:28

  • Share

Aleatët e ngushtë, Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko nënshkruan sot traktatin për garancinë e sigurisë të dy vendeve, Rusi dhe Bjellorusi.

Nënshkrimi vjen pas publikimit të një versioni të rishikuar të doktrinës bërthamore të Rusisë, e cila për herë të parë e vendosi Bjellorusinë nën ombrellën bërthamore ruse mes tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit për konfliktin në Ukrainë.

Duke folur me Lukashenko, Putin theksoi se dokumenti i ri përfshin një përdorim të mundshëm të armëve bërthamore taktike ruse të vendosura në Bjellorusi si përgjigje ndaj agresionit.

"Jam i sigurt se traktati do të garantojë sigurinë e Rusisë dhe Bjellorusisë," tha Putin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?