Rusia dhe Kina duket se janë në sinkron për të dënuar Kosovën lidhur me situatën në veri. Edhe pse Rusia ka afro 1 vit e gjysmë që ka pushtuar Ukrainën, sërish pretendon të “zgjidhë” drejtësinë në gjeopolitike. Në një reagim zyrtar, Federata Ruse thotë se për të ulur tensionet, duhen hapa vendimtare. Rusia i bën thirrje Perëndimit të mos fajësojë serbët të cilët sipas tyre janë paqësore.
“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht ta ndalë propagandën e tij të rreme dhe, për incidentet në Kosovë, të ndalojë së fajësuari serbët, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur dhe bëjnë përpjekje t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton Reuters.
Pothuajse reagim identik pati edhe Kina zyrtare ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Serbisë “për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, pas përleshjeve mes protestuesve serbë në Zveçan dhe trupave paqeruajtëse të NATO-s.
Partia në pushtet, Partia Komuniste për një kohë të gjatë është kritike e aleancës së NATO-s. Mospajtimet me KFOR-in pjesërisht burojnë nga bombardimi i Ambasadës kineze në Beograd, gjatë fushatës ajrore të aleancës më 1999, që i dha fund luftës në Kosovë.
Kina, së bashku me Rusinë dhe Serbinë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.
Kujtojmë se ditën e sotme, në një takim ne ambasadorët e QUNIT-it Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Kosova duhet të tërheqë kryetarët nga bashkitë që ai i cilëson false. Ndër të tjera, në axhendën e tij, Vuçiç pati edhe takime të njëpasnjëshme nga përfaqësues të Kinës dhe Rusisë. Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka sanksionuar Rusinë për agresionin e paprecedentë në Ukrainë.
Sigurisht qe gjithe bota e di sa paqesore jane serbet,mjafton te pyesni hijen e Franc Ferdinantit,mjafton te pyesni sllovenet e kroatet sa paqesore jane serbet,ishin kaq paqesore sa sllovenet e kroatet i detyroi bota me force qe te shkeputeshin prej tyre,mjafton te numeroni varret ne Bosnje,nuk po i numerojme te plagosurit,te gjymtuarit e te perdhunuarit,mjafton te numeroni viktimat ne Kosove,nuk po flasim per te zhdukurit qe nuk u dihet fati,dhe ne fund,nuk po llogarisim ata 25 ushtare te KFORIT qe dje u shtrine te pergjakur e te mavijosur ne rruge te plagosur nga lulet qe u hodhen serbet paqesore e te paarmatosur!
PërgjigjuRusia eshte thjesht nje shtet kriminal, smundet te pranoj Europa dhe Amerika keshilla dhe opinione nga kto shtete komuniste!
Përgjigju