Regjizori ukrainas Oleg Sentsov dhe 24 marinarë ukrainas, të arrestuar gjatë incidentit midis anijeve, ruse dhe ukrainase në ngushticën e Kerch, u lane të lirë, si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.
Lajmi u konfirmua fillimisht nga deputetja ukrainase Anna Islamova përmes një postimi në Facebook dhe më vonë nga Ruslan Riaboshapka, prokurori i ri i Ukrainës.
Lirimi i regjizorit dhe marinarëve u arrit të realizohej fal klimës së re që po përjetojnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës.
Shkëmbimi i të burgosurve ishte tema e parë që u diskutua gjatë bisedës së parë telefonike midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodimir Zelensky në muajin korrik.
Fituesi i çmimit ‘Sakharov 2018’, regjisori 42-vjeçar ukrainas Oleg Sentsov qëndronte i mbyllur në një qeli izolimi në burgun rus të Labytnangi, në Rrethin Arktik.
Regjizori, i famshëm për filmin ’Gamer’, në gusht të vitit 2015 u dënua nga gjykata ushtarake e Rostov-on-Don me 20 vjet burgim për "planifikim të akteve terroriste dhe sabotim".
‘Amnesty International’ ka e quajtur një "farsë e epokës staliniste", gjyqin e organizuar ndaj tij.