Kundërpërgjigjet Rusia, dëbon sekretaren e ambasadës shqiptare në Moskë

8 Shkurt 2021, 14:54| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 16:40

  • Share

Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria më 21 janar për mosrespektimin e masave antiCOVID, ka bërë që Rusia të kundërpërgjigjet duke shpallur si " persona Non- grata" sekretaren e ambasadës shqiptare në Rusi, Jonida Drogun.

Rusia ka dëbuar diplomaten shqiptar në një lëvizje ‘tit-for-tat’, term i cili përdoret në diplomaci për të nënkuptuar reagimin e njërës palë nga veprimi i palës tjetër, tha Ministria e Jashtme ruse. Ministria e Jashtme ruse tha se diplomates shqiptare i është dhënë një afat prej 72 orësh për t'u larguar nga vendi. Vendimi është bërë i ditur pas takimit të mbajtur gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Jashtme ruse me ambasadorin shqiptar Arben Gazioni.

Marrëdhëniet diplomatike mes Rusisë dhe Shqipërisë u tensionuan dukshëm pas dëbimit të diplomatit rus në 21 janar për shkelje të rregullave anti-COVID, vendim që u konsiderua si justifikim nga pala ruse.   Moska kishte deklaruar më parë se do t'i përgjigjej "lëvizjes jo-miqësore", të cilën e sheh si një provokim që synon të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve. Para dëbimit të 21 Janarit, edhe në vitin 2018 Shqipëria kishte dëbuar dy diplomatë rusë. Në atë kohë ishte thënë se aktivitetet e tyre nuk ishin në përputhje me statusin e tyre diplomatik.

Tirana dhe Moska rivendosën raportet diplomatike më 1991, 30 vjet pasi regjimi komunist i Shqipërisë kishte prishur lidhjet e ngushta që kishte me Rusinë.

Komento

Komente

  • Belino: 09/02/2021 06:43

    Po hajt se ska gje,me ket rast ushqehen mediat me artikuj dhe debate,neser pas neser pajtohen prap.Shifni jetet e vogla te juajat vllezer dhe motra se ktyre te medhenjve i ka dhen mundesin shejtani qe te bejn lloj lloj lojnash

    Përgjigju
  • Jani: 08/02/2021 21:15

    Se mos ka ndonje impakt largimi ose jo i diplomateve shqiptare. Ata thjesht vrasin kohen, zhvasin leket e taksapaguesve dhe bejne ndonje korrupsion te vogel. Si gjithe nepunesit e tjere ne diplomaci

    Përgjigju
  • Cpate me Rusin,: 08/02/2021 20:29

    o KryeTrapminister;Pse e krruan DHE me Rusin?Me Rusin duhet te kemi maredhenie te mira se eshte shtet qe po ndihmon vendet e varfera me vaksin dhe jo USA dhe Evropa qe po mendojne vetem per vete!

    Përgjigju
  • Tiku: 08/02/2021 20:19

    Mos more cna paskan bere na lan pa buke

    Përgjigju
  • Mondi: 08/02/2021 18:30

    Po me ruset cpate. Ata i kemi miq. A e di ti zoti kryeminister dhe I nderuar ambasador ne mosk sa student shqiptar studiojne ne rusi?!une them jo se po ta dije nuk do e krruaje le qe ku doni ta dini ju se ku jane shqiptaret Vetem shtet sdime te bejme ne shqiptaret Per shqiptaret

    Përgjigju
  • CaBone: 08/02/2021 16:03

    Personalisht besoj qe duhet te kemi mardhenie te mir me Rusin. E rendsishme eshte Shqipria te shikoj interesat e saj personale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?