Sport

Rusia e dobët për Belgjikën! Lukaku shkëlqen me 'dopietë', dedikim për Eriksenin

12 Qershor 2021, 23:03| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 07:22

  • Share

Belgjika, që është cilësuar si një nga pretendentet për fitimin e Europianit 2020, e ka nisur me fitore të pastër aventurën e saj. Belgët e drejtuar nga Roberto Martinez ka fituar pastër 3-0 kundër Rusisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Gazprom të Petersburgut.

Për të parë golin e parë të ndeshjes u deshën vetëm 10 minuta lojë, pasi Lukaku shfrytëzoi siç duhej një top të larguar jo mirë në zonë. Goli i realizuar ishte dedikim për Eriksen, shokun e skuadrës te Inter, që luftoi me jetën në ndeshjen Danimarkë-Finlandë.

Në pjesën e parë Menuier do t’i jepte goditjen e dytë Rusisë, e cila bëri pak për t’i prishur punë Belgjikës në këtë ndeshje.

Në fraksionin e dytë të lojës Lukaku gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Belgjikën, duke vulosur edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Pas ndeshjeve të para Belgjika kryeson grupin B me 3 pikë, po aq sa Finlanda që mposhti Danimarkën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?