Një gjykatë ruse ka gjobitur kompaninë gjigande Google me një shumë marramendëse që ka vlerën më të madhe sesa i gjithë prodhimi bruto i gjithë botës.
Raportohet se gjoba është vendosur për shkak të kufizimeve të vëna ndaj kanaleve të pro-ruse në YouTube.
Mediat ruse shkruajnë se gjatë kësaj jave 17 kanale televizive ruse kishin ngritur padi në gjykatat e këtij vendi, të cilat vunë gjoba komplekse që kapin një shumë të pakuptueshme me 34 zero.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, totali i prodhimit bruto i të gjithë botës vlerësohet të jetë 110 trilion dollarë. Ndërkaq, kompania ombrellë e firmës Google, Alphabet, ka një vlerë tregu prej rreth 2 trilion dollarësh, raporton CCN.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha para gazetarëve se ai "as që mund ta shqiptojë saktë këtë shifër", ndërsa nënvizoi se gjoba ishte "e mbushur me simbolikë".
"Google nuk duhet të kufizojë aktivitetet e transmetuesve tanë, dhe Google po e bën këtë," shtoi ai.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass tha se gjykata ruse e kishte urdhëruar më parë firmën Google që t’i zhbllokonte kanalet në YouTube ose do të përballej me shtimin e gjobave. Gjoba ka arritur shifra marramendëse sepse dyfishohet për secilën ditë që nuk paguhet.
Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Google kufizoi shërbimet në Rusi, por nuk u tërhoq krejtësisht, në kontrast me disa kompani të tjera teknologjike amerikane. Shumë nga shërbimet e tij, duke përfshirë Search dhe YouTube, vazhdojnë të jenë të disponueshme në vend.
Po perpiqen te rifitojne humbjet nga bllokada e lufta.Mbani frymen se duke ju paguar eshte!
Përgjigju