Google

Rusia gjobit 'Google', shkak lufta në Ukrainë

15 Nëntor 2023, 10:22| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 10:24

  • Share

Gjykata e Moskës përsëri ka gjobitur gjigantit teknologjik Google për refuzimin që të dhënat e përdoruesve rusë t’i ruajë në Rusi. Kjo nuk është hera e parë që gjiganti amerikan dënohet nga gjykatat në Rusi.

Në gushtin e vitit 2023, gjykata e kishte dënuar Googlen me 32 mijë dollarë pasi nuk kishte fshirë informacionet rreth konfliktit në Ukrainë.

Gjatë vitit të kaluar, gjykata e Moskës kishte gjobitur edhe kompanitë Apple dhe Wikipedia. Apple u gjobit me 4 mijë dollarë për shkak se nuk ka fshirë informacionet, të cilat regjimi rus i cilëson si të rrejshme në lidhje me luftën në Ukrainë, raporton Associated Press.

Rusia e kishte paralajmëruar kompaninë amerikane se me informacionet që po ofronte, po destabilizonte situatën politike në shtetin rus. E njëjta gjykatë ka gjobitur edhe Wikipedian me 29 mijë dollarë. Ky ishte dënimi i shtatë me radhë ndaj Wikipedias me arsyetimin se po mbante informacione të rrejshme për luftën në Ukrainë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?