Rusia ndaloi një anije cisternë me pronësi greke të dielën, pasi ajo ishte larguar nga një port në Detin Baltik në Estoni, bëri të ditur Ministria e Jashtme estoneze.
Sipas deklaratës, anija me flamur të Liberisë, me emrin Green Admire, po largohej nga porti i Sillamae duke ndjekur një kanal të caktuar lundrimi që kalon nëpër ujërat territoriale ruse.
"Ky veprim është padyshim i lidhur me faktin që ne kemi filluar të pengojmë flotën e fshehtë të Rusisë", deklaroi Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, për transmetuesin publik ERR.
Ai shtoi se e ka informuar aleatët e NATO për këtë incident.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, çka ka çuar në krijimin e një “flote hije” me cisterna që kalojnë nëpër dete për të ndihmuar eksportet e naftës së papërpunuar të Moskës.
Vetëm javën e kaluar, Estonia raportoi se Moska kishte dërguar për pak kohë një avion luftarak mbi Detin Baltik, në kohën kur Estonia po përpiqej të ndalonte një cisternë nafte që po shkonte drejt Rusisë.
Vendet e Baltikut janë në gadishmëri të lartë pas një sërë prishjesh në kabllo të energjisë, lidhje telekomi dhe gazsjellësish në rajon.
Të enjten, Estonia tha se Rusia kishte dërguar një avion luftarak në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Detin Baltik, pas një përpjekjeje për të ndaluar një tanker me destinacion Rusinë, që mendohet të jetë pjesë e një të ashtuquajture “flotë në hije” të përdorur nga Moska për të shmangur sanksionet./Reuters
Komente
