Rusia ka mohuar pretendimet e Washington Post se sulmi i Ukrainës në rajonin e Kurskut shkatërroi bisedimet sekrete me Kievin për të ndaluar sulmet ndaj objektivave të energjisë.
Washington Post (WP) shkroi dje se Ukraina dhe Rusia do të dërgojnë delegacione në Katar këtë muaj për të negociuar një marrëveshje historike për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike nga të dyja palët ndërluftuese.
Sipas gazetës amerikane marrëveshja do të çonte në një armëpushim të pjesshëm, por më pas negociatat dështuan për shkak të sulmit të Ukrainës në territorin rus.
“Askush nuk ndërpreu asgjë, sepse nuk kishte asgjë për të ndërprerë. Nuk ka pasur negociata direkte apo indirekte mes Rusisë dhe Kievit për sigurinë e infrastrukturës civile”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, në lidhje me shkrimin e bërë nga WP.