Rusia jashtë Swift, e izoluar nga pagesat për tregti! Drejtoresha e Operacioneve në Credins: Ekonomia ruse do të marrë goditje të menjëhershme

1 Mars 2022, 22:01| Përditesimi: 1 Mars 2022, 22:12

  • Share

Në Shqipëri Swift u dëgjua masivisht pas sanksioneve që SHBA dhe BE i vendosën Rusisë duke e nxjerrë jashtë sistemit më të madh financiar global të transfertave. Por në rrjetin bankar në Shqipëri, Suift është përdorur prej vitit 1994. Drejtoresha e Operacioneve në Credins Bank Suela Çela shpjegon se që me krijimin në 2003-shin,  banka është bërë pjesë e sistemit Swift.

“Nëpërmjet këtij sistemi, të gjitha bankat që janë pjesëmarrëse në SWIFT, mund të dërgojnë dhe marrin mesazhet e tyre të pagesave, të transaksionet bankare si për vete ashtu edhe për klientët e tyre. Është shumë i domosdoshëm për tregtinë ndërkombëtare, pasi të gjitha pagesat e bizneseve dhe individëve kryhen nëpërmjet kësaj platforme në rang global”, thotë Çela.

Pra Swift, është një sistem i shpejtë dhe i sigurt bankat për çdo komunikim financiar përtej kufirit.

Me lidhjet e ngushta tregtare që ka me Shqipërinë, thënë thjesht, një kompani e vendit tonë nuk mund të bëjë më pagesa për të blerë grurë apo naftë.

“Largimi i këtyre bankave nga ky sistem do të thotë mos ofrimi i pagesave për klientët e tyre, pengimi ose izolimi i tyre nga qasja në tregjet financiare ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht ndikon dhe në tregti. Pra pagesat nuk do të mund të arrijnë në destinacionin e tyre final”, thotë Çela.

Pasojat e daljes nga sistemi Swift, janë të menjëhershme në ekonominë e Rusisë.

“Patjetër që do të kishte ndikim dhe impakt, sepse bllokohet komunikimi me botën jashtë, me bankat dhe institucionet financiare jashtë porsa kohë limitohet ky komunikim do të pengohet tregtia ndërkombëtare”, shpjegon Suela Çela.

Rusia prej vitesh ka bërë përgatitje për një sistem alternativ me Swift, por Drejtoresha e Operacioneve në Credins Bank thotë ato janë shumë të kufizuara dhe përçojnë mesazhe vetëm brenda kufirit.

INTERVISTË ME CREDINS BANK PËR SISTEMIN SUIFT

- Çfarë është sistemi i pagesave ndër-bankare SWIFT?

SWIFT-i në vetvete është rrjeti i telekomunikacionit ndërkombëtar ndërbankar. Nëpërmjet këtij sistemi, të gjitha bankat që janë pjesëmarrëse në SËIFT, mund të dërgojnë dhe marrin mesazhet e tyre të pagesave, të transaksionet bankare si për vete ashtu edhe për klientët e tyre. Është shumë i domosdoshëm për tregtinë ndërkombëtare, pasi të gjitha pagesat e bizneseve dhe individëve kryhen nëpërmjet kësaj platforme në rang global.  SËIFT nuk është një sistem pagesash, SËIFT-i për pjesëtarët e saj nuk mban llogari të institucioneve financiare, apo banka, nuk mban fonde të këtyre bankave dhe nuk shlyen pagesat e bankave për klientët. Është thjesht një mjet komunikimi i sigurt me mesazhe të koduara, të standardizuara që duhet ti përdorin të gjitha bankat pjesëmarrëse në këtë sistem komunikimi.

- Prej sa vitesh Banka CREDINS është pjesë e tij?

Banka CREDINS është pjesë e sistemit SËIFT që prej krijimit të saj në 2003. Rëndësia e SËIFT është e madhe në transaksionet e tregtisë ndërkombëtare, ndërkohë që lokalisht janë sistemet e pagesave që mund të jenë brenda secilit shtet, janë zgjidhje alternative brenda shtetit.

Çfarë do të thotë për një bankë largimi nga SWIFT?

Të largohesh nga SWIFT, do të thotë pamundësi e bankave për ti ofruar klientëve të tyre pagesat që ato kanë, rrjedhimisht me tregtinë e çdo vendi si dhe mos pasja mundësi të investimeve të bankës në tregjet financiare.

Pra i bllokon aktivitetin përtej kufirit?

Po i bllokon aktivitetin përtej kufirit ku operon.

Çfarë do të thotë largimi i disa bankave të Rusisë nga ky sistem?

Largimi i këtyre bankave nga ky sistem do të thotë mos ofrimi i pagesave për klientët e tyre, pengimi ose izolimi i tyre nga qasja në tregjet financiare ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht ndikon dhe në tregti. Pra pagesat nuk do të mund të arrijnë në destinacionin e tyre final. Mund të ketë zgjidhje alternative por janë shumë të kufizuara vetëm brenda atyre pak pjesëmarrësve dhe jo në të gjithë rrjetin në botë. Edhe bankat që janë pjesëmarrëse në SËIFT, jo të gjitha kanë marrëdhënie direkte me njëra tjetrën, dhe që të shkëmbejnë informacione të pagesave apo të instrumenteve të tjera të tregtisë ndërkombëtare, si letër kreditë, garancitë, vendosja e depozitave apo investime të ndryshme, duhet të kenë të lidhur midis tyre RMA, ose marrëveshjen midis tyre, që vendos deri në çfarë niveli do të komunikojnë këto banka me njëra tjetrën.

Vetë SWIFT-i, ka disa tipe transaksionesh që mbulojnë të gjithë gamën e aktiviteteve financiare, që nga pagesat për klientët, vendosja e fondeve, lëvizja e fondeve, obligacionet, pjesëmarrja në tituj. Të gjitha këto nuk do të mund të kryheshin nëse brenda pjesëmarrësve të SËIFT nuk do të ishte kjo marrëveshje e lidhur midis secilës bankë.

Mendoni se do e dëmtonte një largim i tillë Rusinë?

Patjetër që do të kishte ndikim dhe impakt, sepse bllokohet komunikimi me botën jashtë, me bankat dhe institucionet financiare jashtë porsa kohë limitohet ky komunikim do të pengohet tregtia ndërkombëtare.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?