Ende asnjë përgjigje nga Rusia për armëpushimin e propozuar nga amerikanët për 30 ditë. Sinjalet refuzuese nga Moska vijojnë.
Këshilltari diplomatik i Kremlinit, Yuri Ushakov, deklaroi se "armëpushimi i përkohshëm i propozuar në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse një armëpushim i përkohshëm për ta lënë ushtrinë ukrainase të marrë frymë". “Masat që imitojnë veprime paqësore në Ukrainë nuk i shërbejnë askujt”.
Deklarata e tij u dha në ditën kur i dërguari i SHBA Steve Witkoff mbërriti në Moskë për bisedime. Megjithatë qëndrimin publik dhe zyrtar Kremlini thotë se pritet ta japë këtë të enjte Vladimir Putin në një konferencë ku do të jetë i shoqëruar nga Aleksandër Lukashenko. Këtë e njoftoi këshilltari diplomatik Ushakov i cili tha se qëndrimi i tij ishte vetëm pikëpamja e tij personale për atë se çfarë u arrit në Arabinë Saudite.
Pritja me më shumë ankth duke se është në Kiev, ku Zelensky pret një përgjigje nga Moska. Presidenti ukrainas shpreson që SHBA në rast të refuzimit të armëpushimit nga Rusia të godasin me sanksione Rusinë, sic tha Donald Trump disa ditë më parë.
"Bota nuk ka marrë ende një përgjigje të rëndësishme nga Rusia për propozimet e paraqitura. Kjo tregon edhe një herë se Rusia kërkon të zgjasë luftën dhe të shtyjë paqen për aq kohë sa të jetë e mundur. Shpresojmë që presioni i SHBA-së të jetë i mjaftueshëm për ta detyruar Rusinë t'i japë fund luftës” përfundon Zelensky reagimin e tij.
Presidenti amerikan Donald trump kërkoi pak ditë më parë që palët të pranojnë armëpushimin dhe kërcënoi rusinë se do të përballej me sanksione në rast se nuk do të pranonte një marrëveshje të parë për armëpushim me Ukrainën.
Komente
