Foto ilustruese

Bota

Rusia ka shënuar 14-vjetorin për sulmin e shkollës në Besllan, përfundoi me 334 njerëz të vdekur

4 Shtator 2018, 01:19| Përditesimi: 4 Shtator 2018, 01:25

  • Share

Rusia në qyteti jugor Besllan ka shënuar këtë të hënën 14-vjetorin e një pengë marrjeje në shkollë, e cila përfundoi me 334 njerëz të vdekur, në mesin e tyre 186 fëmijë.

Përgjatë ceremonisë përkujtimore në rrënojat e Shkollës Nr. 1 në Besllan u mblodhën mbi 1,000 persona, në rajonin e Osetisë së Veriut.

Gjithashtu nxënësit lëshuan 334 tullumbace për të përkujtuar të gjitha viktimat e tragjedisë, gjatë një minute të heshtjes.

Më 1 shtator filluan tri ditët e zisë për viktimat e tragjedisë.

Tragjedia ka ndodhur kur militantët kanë qenë duke kërkuar tërheqjen e trupave federale të Rusisë nga Çeçenia, kanë sulmuar shkollën më 1 shtator të vitit 2004, duke marrë peng rreth 1,200 fëmijë, prindër, mësimdhënës dhe staf.

Mirëpo shumica e pengjeve që kanë vdekur, janë vrarë pasi kanë ndërhyrë forcat ruse të sigurisë, më 3 shtator.

Veçse në prill të vitit 2017, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka konstatuar se Rusia duhet të paguajë afro tre milionë euro për të afërmit e viktimave në Besllan, duke thënë se autoritetet ruse kanë dështuar të mbrojnë nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?