Brittney Griner

Bota

Rusia kërkon 9.5 vjet burgim për basketbollisten amerikane Brittney Griner

4 Gusht 2022, 16:48| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 16:52

  • Share

Gjykata ruse kërkon 9.5 vjet burgim për basketbollisten amerikane Brittney Griner, e cila akuzohet për posedim kanabisi.

Brittney Griner, tha se ka bërë një “gabim pa dashje” duke mbajtur vaj të kanabisit në valixhen e saj kur hyri në territorin e Rusisë.

Ndërkaq, prokurorët rusë kanë kërkuar nga gjykata që ta dënojë atë me nëntë vjet e gjysmë burgim nën akuza për kontrabandë të drogës.

Gjatë adresimit final para një gjykate ruse më 4 gusht, kampionia e dyfishtë olimpike tha se ajo nuk kishte dashur që ta shkelte ligjin dhe se prindërit e kishin mësuar që të marrë përgjegjësi për veprimet e saj.

Avokati i basketbollistes ka kërkuar nga gjykata një dënim më të butë.

“Unë nuk kam dashur ta kryej këtë krim”, tha Griner.

“Nuk kam dashur që ta lëndoj askënd, të vë në rrezik popullatën ruse, të shkel ligjet”, tha basketbollistja, duke shtuar se shpreson që politika nuk do të ketë rol në vendimin e gjykatës.

Griner gjendet në paraburgim në Rusi qëkur policia ruse i gjeti cigare elektrike me vaj të kanabisit në valixhen e saj, teksa ajo po kalonte përmes aeroportit Sheremetyevo të Moskës në shkurt.

Kanabisi është ilegal në Rusi dhe ndalohet përdorimi si për arsye mjekësore, si për përdorim personal.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 29 korrik bisedoi në telefon me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për mundësinë e këmbimit të të burgosurve, përfshirë Griner dhe rusin Viktor Bout.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • .aksi: 04/08/2022 17:18

    Gjykaka nuk kerkon medio*er, por vendos. Prokuroria kerkon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?