Bota

Rusia kryen sulme ajrore në disa rajone të Ukrainës, dy të vrarë dhe 18 të plagosur! Polonia ngre avionët luftarakë

12 Korrik, 07:42| Përditesimi: 12 Korrik, 18:29

  • Share

Rusia nis një sulm masiv gjatë natës me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës. Shpërthime u dëgjuan në disa rajone, duke përfshirë Kievin, Kropyvnytskyi, Kherson dhe Mykolaiv. Në Chernivtsi, dy persona u vranë, sipas Kyiv Independent. 18 persona të tjerë u plagosën.

Polonia ngriti në ajër avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën ajrore polake gjatë sulmit, njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake në X, siç raportohet nga RBC-Ukrainë.

"Për shkak të aktivitetit të avionëve rusë me rreze të gjatë veprimi, të cilët godasin objektiva të vendosura, veçanërisht, në Ukrainën perëndimore, forcat ajrore polake dhe aleate kanë filluar të operojnë në hapësirën ajrore polake", thuhet në një njoftim për shtyp.

Sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar janë vendosur gjithashtu në gatishmëri të lartë.

"Masat e marra synojnë të sigurojnë sigurinë në zonat që kufizohen me zonat e kërcënuara", thuhet në deklaratë.

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?