Rusia ka kryer sulme masive ajrore gjatë natës në Kiev dhe Odesa, duke vrarë një person dhe plagosur 8 të tjerë, raporton La Repubblica. Në Odesa, një burrë 59-vjeçar humbi jetën dhe të paktën 4 të tjerë u plagosën. Sipas guvernatorit lokal Oleg Kiper, dronët rusë goditën një maternitet, dhe disa ndërtesa banimi.
"Armiku sulmoi Odesën me dronë. Infrastruktura civile u dëmtua dhe ka zjarre. Rusët goditën një maternitet, një dhomë urgjence dhe ndërtesa banimi", tha guvernatori Oleg Kiper, duke shtuar se spitali u evakuua në kohë.
Në Kiev, kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi për një sulm të përmasave të mëdha në lagjen Darnytsky, ku një person u plagos dhe një ndërtesë u përfshi nga flakët. Një tjetër i plagosur u raportua në lagjen Shevchenkivsky.
Në qendër të kryeqytetit, u dëgjuan të paktën 12 shpërthime si dhe zhurma e dhjetëra dronëve.
Sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase janë intensifikuar kohët e fundit, ndërsa lufta vazhdon prej gati tre vitesh e gjysmë, që nga nisja e pushtimit në shkurt të vitit 2022.
Ne perditesim..
Komente
